ERDOGAN DHE POLITIKAT E TIJ KAOTIKE…

Në mbrëmjen e së Shtunës 7 Nentor 2020 Erdog̃an largoi Guvernatorin e Bankës Qëndrore Turke, Murat Uyusal (në detyrë për pak më shumë se një vit), nën presionin zhvlerësimit të pamasë të Lirës Turke për të dytën herë radhazi në vetëm dy vitet e fundit.

Kjo krizë e fuqisë blerëse të monedhës Turke vjen si një shok për Erdog̃anin por jo për publikun, pasi dihet botërisht se shkaktarë të rënies së fuqisë blerësi të monedhës turke janë luftërat në Siri e Azerbaxhan, që së bashku me përgatitjen për një luftë të mundshme me Greqinë u shoqëruan me rritje të konsiderueshme të buxhetit në aramatime, duke ulur ndjeshëm fondet e gatshme për investime në sektor të tjerë të ekonomisë.

Shteti Turk përpara se të futej në këto Aventura ushtarake ishte një prej shteteve që kishte arritur të shtonte rezervat e Arit disa fish në më pak se tri vite. Rezervat zyrtare të Arit në Turqi u rritën nga 116 Ton në vitin 2016 në 686 Ton në fillim të vitit 2020, një kohë kur vendet e tjera u detyruan të shesin rezervat e Arit për të balancuar ndryshimet makro-ekonomike të ndodhura si për shkak të pandemisë ashtu edhe për shkak të rënies së ndjeshme të çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ku përjashtim nuk bëri as Rusia. Por, në opinionin tonë, në fund të vitit 2020 Turqia do të detyrohet të shes rezervat e grumbulluara të Arit në një masë të konsiderueshme për të ndaluar rënien e mëtejshme të vlerës së Lirës Turke kundrejt Euros dhe Dollarit Amerikan dhe në përpjekje për të balancuar ekonominë e vendit, konsumi i të cilës po vritet gjithmonë e më shumë nga importi, çmimi i të cilit po bëhet çdo ditë e më i papërballueshëm për konsumatorin turk.

Duket se Erdog̃an duke larguar Guvernatorin e Bankës Qëndrore, nën arsyetimin e zhvlerësimit mbi 100% te Lirës Turke kundrejt Dollarit Amerikan, është i mendimit se do të jetë në gjendje të u mbyll gojën kritikave të intelektualëve turq duke i bindur se ndërprerja e kontakteve të Turqisë me ekonomitë e zhvilluara, veçanerisht Amerikën dhe Bashkimin Evropian nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në proceset dinamike të politikave standarte botërore. 

Eksperienca e kaluar jo fortë e largët e ka shtuar frikën e qytetarëve turq të varfërimit brenda natës (muaji shkurt i vitit 2001). Rrjedhimisht ata po mundohen të zëvendësojnë kursimet e veta në Lira Turke me Ar, madje frika është aq e madhe sa shumë prej tyre po shesin edhe pasurit e patundshme për të blerë Ar si një masë për krijimin e rezervave të sigurisë së vlerës pasurore, pavarësisht se çmimi i Arit për Ons gjatë muajit të fundit është rritur me 25,7%.

Turqia dhe Rusia kanë treguar shumë ngjashmëri në politikat makroekonomike përgjatë dekadës së fundit. Të dyja kanë treguar tendencë për shtimin e rezervave të Arit, ndërsa valutat e tyre kanë pësuar zhvlerësim të vazhdueshëm, por për hir të së vërtetës ka qenë një zhvlerësim i kontrolluar.

Turqia jo vetëm që është kthyer në një vend diktatorial, por ndodhet në zgrip të greminës për të falimentuar si shtet, dhe vetëm ndalja e politikave agresive ndaj investitorëve të huaj, të cilët po e largohen nga vendi çdo ditë e më shumë, është mundësia e vetme për të ndalë pasigurinë dhe shkatërrimin me emrin ERDOG̃AN.

Prandaj, nëse turqit vazhdojnë të lejojnë këtë të paditur të udhëheq shtetin do të vazhdojnë të vuajnë dhe asnjë të mirë nuk kanë për të parë në horizont

admin

Read Previous

Who will be holding the SCEPTRE-China or America? …

Read Next

Kosova C; Pamundësi apo mungesë vullneti?