Kujt do i takoi SKEPTRI, Kines apo Amerikes?…

web_China – US cold war

Pak ditë përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, një tjetër ngjarje, jo më pak e rëndësishme për ndryshimet e pritshme dhe jo të pritshme në Rendin e Ri Botëror,­­ u zhvillua në Pekin. Partia Komuniste Kineze (PKK) mbajti javën e kaluar pleniumin e saj të pestë. Kina është e vetmja fuqi botërore e cila harton dhe miraton strategji zhvillimi politiko-ekonomike pesë-vjeçare. Por, pas përfundimit të pleniumit të PKK është tashmë zyrtare për të gjithë Botën fakti se, tendenca Kineze për rindarje të Rendit Botëror dhe pozicionimin e Kinës si aktor dominues në Rendin e Ri Botëror ka marrë një drejtim të ri – realizimi i planit për dominim nuk përjashton as edhe një formë apo mjet për arritjen e qëllimit.

Në këto kushte, përzierja e Kinës në forma të ndryshme në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, nuk e bënë Biden imun ndaj vendosmërisë për të mbrojtur fuqinë dhe interesat Amerikane si dhe Demokracinë në Botë; sepse Trump e ka deklaruar hapur se në rast se merr një mandat të dytë do të vendos përfundimisht Amerikën në piedestalin e saj si një fuqi botërore, një pozicionim i nevojshëm ky për Ne perëndimorët duke patur parasysh zhvillimet e fundit në Kinë dhe përgatitjen e saj për një luftë të drejtpërdrejtë me Amerikën, por që do të përfshijë shumë shpejtë direkt apo tërthorazi edhe Evropën (BE dhe vendet jashtë BE)

Vendimet e PKK-së dhe veçanërisht të kryetarit të saj në këtë plenium për investime dhe përqëndrim në një treg vet-përmbushës, dhe sidomos vendimet për zhvillimin dhe avancimin e egër në teknologjinë 5G Huawei, në mënyrë të tillë që Kina të mundësoi përballjen me supremaci me Amerikanët, janë paralajmërimi i një fillimi dhe fundi politikë të Kinës, e ndihmuar edhe nga ndarja e katër-fisht që po përjeton ajo.

Pse? – Për ta kuptuar më mirë po rikujtojmë historinë Kineze.

Kina moderne ndahet në dy pjesë shumë të ndryshme si për nga pozicioni-gjeografik ashtu  edhe për nga zhvillimi: “pjesa Perëndimore“ që shtrihet në vargmalet më të larta në Botë-Himalajet me Kunulun dhe Tian Shan me mbi 8 km mbi nivelin e detit, dhe “pjesa Lindore“ e vendosur në ultësira dhe  që zotëron një klime dhe reliev shumë më të favorshëm sesa ajo Perëndimore. Pjesa Lindore e Kinës është edhe qendra e civilizimit të saj.

Krijmi i një Kine me rëndësi botërore si në tregti ashtu edhe në filozofi e artë i ka rrënjët e veta në krijimin e shtetit Shang (YIN). Ishte dinastia Yin ajo që, e cila nëpërmjet drejtimit sipas qëllimeve shpirtërore të shenjta dhe jo politike, hodhi themelet e zhvillimit të bujqësisë, artizanit e artit ushtarak, si dhe krijoi ndarjen e klasave në Kinë (shteti YIN). Është pikërisht ky zhvillim i bujqësisë dhe degëve të tjera të ekonomisë dhe artit i cili solli edhe shkëmbimet e para tregtare.

Në këtë kohë do të shohim edhe zhvillimin e filozofisë Kineze të bazuar si atëherë edhe sot në dy mësues të mëdhenj- Lao Tzu dhe Confucious- filozofia e të cilëve paraqet anën morale të jetës në Kinë dhe rrënjët e shpirtit Kinez, shpirt i cili ndryshon shumë nga ai Japonez dhe shumë më shumë nga ai Evropian.

Edhe feja Kineze është shumë e ndryshme nga ajo perëndimore. Kjo fe bazohet në filozofinë e tri rrymave – konfucianizmit, taoizmit dhe budizmit, filozofi me ndikim jo vetëm në jetën fetare e shpirtërore të Kinës po edhe në drejtimin politiko-ekonomik të saj.

Por perëndimi nuk e mbështeti kurrë zhvillimin e Kinës, territorin e të cilës e shifte si një treg të vetin. Rrjedhimisht, Kina në shekullin e nëntëmbëdhjetë do të përfshihet në dy luftëra me perëndimin me qëllim mbrojtjen e interesave të veta tregtare, por arsyeja e vërtet e të dy luftërave ishte kontrabanda e opiumit.  

Në vitet 1839-1842 Kina do të luftojë kundër Anglisë, luftë e cila zgjati deri në nënshkrimin e traktatit të NANKING-ut, dhe solli hapjen e porteve të Kinës për anijet tregtare Britanike si dhe aneksimin e Hong Kongut nga këta të fundit.  Por, përplasja e Kinës me perëndimin acarohet përsëri rreth viteve 1856, me ndryshimin që në këtë rast lufta është jo me një por me dy fuqi perëndimore të kohës- Britaninë dhe Francën, luftë e cila përfundoi katër vite më vonë me nënshkrimin e Traktatit të Paqes në Pekin.

Në vitin 1894 Kina do të hy në luftë me Japoninë për kontrollin e Koresë dhe Manchurias, ku Koreja do të fitojë Pavarsinë në vitin 1895. Pra, Kina një vend me pak aleat (kohë pas kohe vetëm Rusinë) do të përfshihet në konflikte të nxehta si me perëndimin ashtu edhe me vendet e Azisë (Britaninë dhe Francën nga njëra anë dhe Japoninë nga ana tjetër). Të tri këta kundërshtarë të Kinës do të arrijnë të marrin nën kontroll territore strategjike të saj.

Në vitin 1897 Gjermania do të instaloi bazën e vet detare në Jiaozhou dhe Shandong dhe do të filloi ndërtimin e dy hekurudhave që lidhën krejt rajonin. Në opinionin tonë këtu i ka rrënjët Kina moderne, ajo Kinë e cila sot deklaron me zë të lartë se pretendon të jetë një superfuqi Botërore, dhe kërkon me çdo mjet (forca nuk përjashtohet) rikthimin e Taiewan dhe largimin e Amerikanëve nga Deti Kinez në veçanti dhe mundësisht largimin e tyre nga e gjithë Azia.

Prandaj, ky plenium i PKK-së pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë është i një rëndësie të veçantë, jo për shkak të emërtimit të ngjarjes por për shkak të qëllimeve dhe plan-veprimeve të diskutuara dhe te miratuara në të gjatë katër ditëve të zhvillimit. Vendimet e këtij pleniumi u japin politikave Kineze në raport me Botën dhe Demokracinë një ngjyrim krejt tjetër. Kina shfaqet arrogante në raport me Fuqitë Perëndimorë dhe sidomos në raport me Amerikën. Të qenit kundërshtarë në arenën e superfuqive botërore nuk është diçka e re, pasi edhe fuqitë botërore perëndimore kanë të njëjtat interesa kundrejt Kinës sikurse kjo kundrejt perëndimit, por e re është shkalla e arrogancës me të cilën Kina po shfaqet në këtë fushë-betejë.

Megjithatë, është e drejtë të themi se Lufta Tregtare dhe Teknologjike ndërmjet Kinës dhe Amerikës ka nisur nga Amerikanët me vendosjen e tarifave për mallrat kinez në tregjet amerikane dhe ndalimin e instalimit të rrjetit Kinez 5G jo vetëm në Amerikë por edhe në vendet pro-amerikane; veprime këto që e bëjnë Presidentin Trump një lider të cilit i është dashur të përballet me mjete të jashtëzakonshme me kundërshtarë shumë armiqësor, dhe kjo duke iu falenderuar politikave të jashtme të buta të Klintonit dhe veçanërisht Obamës. Prandaj premtimet elektorale të Biden se në rast fitorje do të ri-vendos mardhëniet e Amerikës me OBSH-në si dhe do të nënshkruajë marrëveshjen e Parisit për klimën, janë premtime të cilat jo vetëm që nuk e afrojnë me dëshirën e popullit amerikan (popull i cili lind, rritet dhe zhvillohet me idealin e Shtetit më demokratik dhe të fortë në botë), por as nuk e zbusin agresivitetin e armiqësisë kineze kundrejt amerikanëve.

Pleniumi i 5-të i PKK-së paraqiti planin e zhvillit ekpnomiko-politikë të Kinës për pesë vitet e ardhshme, plan i ndërtuar mbi tre shtylla kryesore – mbështetjen në qarkullimin tregtarë të brendshëm të ekonomisë të koordinuar me tregun e jashtëm, zhvillimin e teknologjisë dhe zhvillimin e kapacitetit prodhues jo më të bazuar në çmim, por në cilësi.

As amerikanët dhe as Rusët e Evropianët nuk kanë pretendime për të ndaluar zhvillimin e Kinës sepse është pothuajse e pamundur, por synimi dhe kundërveprimi i tyre (në veçanti i SHBA-së) është sigurimi i rritjes vetjake të ndikimit ekonomik, teknologjik dhe intelektual në botë, me qëllim ruajtjen e peisazhit aktual të hartës gjeo-politike. Prandaj, nëse kinezët po përgatiten për një konflikt të ashpër të mbështetur në vet-shërbimin e tregut të brendshëm, ky konflikt është i pashmangshëm, duke e bërë të paqartë tablonë sesi do të duket Bota pas disa dekadash.

Nga njëra anë, skenari i virusit politike kinez të COVID-19 i gjeti amerikanët, evropianët dhe rusët në gjumin e tyre të zakonshmë, pasi nuk kishin besuar në agresionin kinez kundrejt tokave ruse dhe tregjeve botërore. Rrjedhimisht prishja e këtij gjumi rriti edhe frikën kundrejt pasigurisë në raport me kohën dhe mundësitë për një ndryshim të mundshëm qëndrimesh.

Nga ana tjetër, edhe shpalosja e strategjisë së përqëndrimit kinez në zhvillimin e teknologjisë, zhvillim i cili mundësohet nga vjedhja e çdo inovacioni eksplicit evropian, e bëjnë Kinën armiqësore dhe dhunuese të të drejtave të patentimeve dhe të drejtave të autorit për inovacionet e bëra nga perëndimi në këto 100 vitet e fundit, dijen dhe sekretin e të cilave Kina e ka vjedhur falë ofrimit të fuqisë punëtore të lirë dhe transferimin e njësive prodhuese të pothuajse të të gjithë gjigandëve perëndimor të teknologjisë në Kinë.

Kina po tregon hapur tendenca për një fuqizim kibernetik dhe kalimin në një sistem të ri pagesash (përdorimin e monedhave virtuale), tendenca të cilat e bëjnë atë pretenduese të marrjes së Lidershipit Botëror, një kërkesë për dominim që do të has në kundërshtime të forta dhe konflikte të mundshme jo vetëm me perëndimin por edhe me fqinjët e saj siç janë dy Koretë dhe Japonia.

Kërcënimi është i pranishëm, por sa konkrete, e detajuar dhe e zbatueshme është strategjia e miratuar në pleniumin e PKK-së, për arritjen e një zhvillimi ekonomik galopant të mbështetur në përparimin dhe zhvillimin teknologjik, nuk e dijmë. Sa do të mundet ky zhvillim të e tejkaloi konfliktin me Amerikanët, siç pretendojnë Kinezët, përsëri nuk mund ta themi. I vetmi informacion që kemi është fakti që, plani pesë-vjeçar i Kinës për rritje të kontrollit të saj në Botë është një mekanizëm i përdorur nga autoritetet e vendit për të ushqyer trurin e individit kinez me ushqimin e gabuar, atë të një dominimi botëror i cili deri më tani është kontrolluar nga fuqi me ndikim të krahasueshëm.  

Si përfundim, kërkesat dhe tendencat e Kinës për ndryshim të Rendit të ri Botëror, duke filluar hapat për dominimi nga kontrolli i trurit të individit kinez dhe përpjekja për rritjen e kapacitetit të përdorimit të trurit të kinezëve deri në 40% (rritje të inteligjencës që për hir të së vërtetës deri më sot e kanë realizuar vetëm amerikanët), e bëjnë qytetarin individ kinez një shërbëtor të një konflikti të nxehtë dhe me shumë të panjohura, një konfliktë i cili edhe për ne të tjerët do të na jap një tablo të botës që nuk e kemi parë apo njohur deri më sot.

/AK 1 Report/

admin

Read Previous

NJE EURO DIXHITALE…?

Read Next

Who will be holding the SCEPTRE-China or America? …

Leave a Reply