FEDERATA EVROPIANE NJË MUNDËSI APO NJË ËNDËRR…….

EU, Future, Pandemia

Një ndihmë disa miliardëshe, PSE!

Vetëm pak ditë më herët Bashkimi Evropian miratoi paketën e ndihmës për rimëkëmbje ekonomike jo më pak se 750 miliardë Euro. Një paketë e cila u përfshi nga debate të shumta gjatë shqyrtimit të saj. Po përse?

Shumë bankierë janë të mendimit se, kjo paketë ndihme e miratuar nga BE është më shumë një paralajmërim i zhvillimeve të reja politike në Evropë sesa një vlerë e domosdoshme shpëtimi për dëmet e shkaktuara nga kriza COVID-19 në ekonomitë e vendeve anëtare. Sipas pretendimeve të tyre, paketa është hapi i parë për të hedhur themelet e një programi reformator të Bashkimit Evropian; është një paketë e dedikuar për realizimin e ëndrrës se, një ditë në Europë do të kemi një Federatë të tipit amerikan, me një sistem politiko-ushtarak të unifikuar. Pandemia e programuar nga fuqi rivale është thjesht një virus politik për demostrimin e forcës dhe fuqisë politike përkatëse, dhe si e tillë nuk ka për të patur ndonjë befasi të jashtëzakonshme për sistemet e zhvilluara politike. E parë në këtë këndvështrim, ndihma ekonomike e ofruar nga BE për vendet ekonomitë e të cilave u goditën më shumë nga pandemia është thjesht një mardhënie e re politike në kuadër të mardhënieve të ndryshueshme të cilat e presin rendin e ri botëror; duke hedhur kështu hapin e parë drejt një sistemi federal të Evropës; një sistem të cilin e presim me shpresë.

Si Italia ashtu edhe Spanja, Portugalia dhe Greqia janë shtete të cilat nuk i futi në krizë pandemia, por kanë patur probleme të vazhdueshme politiko-financiarëe të paktën përgjatë dy dekadave të fundit. Si të tilla, ato vazhdimisht kanë sjellë probleme brenda përbrenda BE-së dhe politikave shumë dinamike të anëtarëve të saj. Prandaj, miratimi i paketës së ndihmës për këto vende në optikën e BQE-së dhe Institucioneve të tjera politiko-financiare të bashkimit vlerësohet si shpresë se, ndryshimi për këto shtete është i afërt dhe ky ndryshim do të vi si domosdoshmëri e të qenit anëtarë aktiv dhe shtete me fuqi dhe rolë të rëndësishmëm në ndarjen e re te tregjeve, ridimensionimi i të cilave si në aspektin gjeografik ashtu edhe atë të kapitalit ka nisur.

Raportet e fuqive perëndimore me Iranin – SHBA-së nga njëra anë dhe treshes Evropiane: Francë, Gjermani dhe Angli nga ana tjetër, së bashku me ndryshimet e konsiderueshme në arenën e luftës tregtare për një ribalancim të ri ekonomik ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve; por në arenën e të cilës nuk mbetet jashtë as Bashkimi Evropian, si dhe konfliktet dinamike në Detin Mesdhe dhe Detin Kinez, janë faktorët kryesor që e bëjnë jo vetëm pjesëmarrjen e Evropës në arenën e përplasjes një domosdoshmëri por edhe forcimin e shteteve të BE-së përmes krijimit të një federate një nevojë urgjente.

Por sa efektive kanë qenë masat inteligjente të ndërmarra deri më tani nga Amerika dhe Evropa në pozicionimin e tyre në këtë rend të ri borëror?

Sipas vlerësimeve këto masa nuk e kaluan dot mesataren e inteligjencës, një dobësi e cila duhet të rikuperohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, por në rrugën e saj të perfeksionimit dhe në përballjen me inteligjencat e zhvilluara të Kinës, Iranit dhe Rusisë duket se, konfliktet e nxehta dhe të ashpra do të jenë të pashmangshme.

Në një vështrimë sipërfaqësor duket se, Kancelari Austriak dhe ai Holandez shqetësohen më shumë për qytetarët e Bashkimit Evropian në përgjithësi dhe atyre Gjerman dhe Francez në veçanti sesa vet Merkel dhe Macron. Për më tepër, këtë shqetësim të tyre e kanë shprehur hapur gjatë debatit të nxehtë që përfshiu për gati një javë takimin e miratimit të Paketës së Ndihmës Ekonomike, duke arsyetuar rrezikun e kësaj pakete dhe rrezikun e hapave të mëtejshëm të kësaj natyre. Por, e vërteta qëndronë se të gjithë e dijnë apo e marrin me mend ekzistencën e një marrëveshje Gjermano-Franceze të lidhur pas daljes së Anglizë nga Unioni, sipas së cilës kjo pandemi do të shfrytëzohet nga këto dy shtete lidere të BE-së për hedhjen e themeleve të një federate Evropiane. Në këto kontekst, edhe miratimi i politikave lehtësuese për vendet e prekura të unionit, pamvarësisht faktit që kostot e tyre do të përballohen pothuajse plotësisht nga qytetarët gjerman dhe francez, është një veprim logjik i justifikuar nga QËLLIMI I LARTË POLITIKO-EKONOMIK për vet rajonin.

Bota ka hyrë në një vorbull ndryshimesh të konsiderueshme, ku të gjitha palët bashkëpunojnë më të gjithë dhe janë kundër të gjithëve. Sulmet e amerikanëve kundër disa kompanive gjermane nën pretendimin e ekzistencës së lidhjeve ekonomikë të këtyre të fundit me ekonominë ruse, si dhe sulmet e amerikanëve ndaj disa kompanive franceze që operojnë në Iran dhe shumë shtete të Afrikës Veri-perëndimore demostrojnë si mungesën e fuqisë ushtarake të Gjermanisë dhe Francës dhe asaj Evropiane në përgjithësi, ashtu edhe frikën e trazhëguar të Evropës për të marrë vendime të rëndësishme; siç është krijimi i nje Federate Evropiane. Por, nga ana tjetër këto veprime kontraverse të Amerikës janë dëshmi edhe të masave të ndryshueshme të amerikanëve, të cilët së paku në opinion nuk i kanë definuar qëllimet e tyre. 

Konflikti aktual është shumë dimensional dhe në varësi të dimensionit fuqitë e përfshira në konfliktë herë janë aleat dhe herë janë kundërshtarë. Lufta e shpallur për një vizionim të prodhimit të valutave virtuale ku palët kryesor në këtë konflikt duket se janë Kina dhe Amerika; nga njëra anë Kina ka filluar prodhimin e valutës virtuale pa vendos asnjë mardhënie me Bankën Botërore, ndërsa nga ana tjetër Amerika ka miratuar tashmë valutën e vet LIBRA në përputhje të plotë me një marrveshje trilaterale ndërmjet LIBRA-s, Bankës Botërore dhe FED-it, do të çojnë padyshim në konflkite të përmasave të mëdha, që do të pasohen nga konflikte në fusha të tjera.

Po Evropianët?

– Evropianët, të cilët historikisht kanë treguar konservatorizëm dhe luajtje sipas rregullave të lojës kanë filluar prodhimin e Valutës Virtuale Evropiane të kuotuar sipas vlerës së EUR dhe nën rregullimin e rregullave strikte të BQE. Kjo maturi evropiane duhet të ndiqet dhe nga amerikanët për vendojsjen e një politike të re mbi monedhën virtuale, e cila me hedhjen masive në treg ka për të ndryshuar rrënjësisht formën e tregtisë dhe rregullat e jetës në përgjithësi.

Është e qartë që, përfshirja e Elon Musk në prodhimin e markës së automjeteve Tesla dhe prodhimin e një sistemi të ri të raketave për lëshimin e satelitëve në Detin e Veriut ndryshon gjithë dijen, vizionin dhe konceptin se si do të jetë e ardhmja e një Shteti Federal Evropian.

Prandaj, edhe pse fortë e dëshiruar dhe e ëndërruar, vënia në zbatim e platformës për krijimin e një Federate Evropiane është tepër e vështirë dhe e diskutueshme, aq sa na vendos në dilemë: a do të mundemi ne Evropianët të krijojmë endrrën amerikane apo do të vazhdojmë të jemi sa të bashkuar në platformë eknomike aq edhe të ndarë dhe të pafuqishëm në atë politike dhe ushtarake.

MBETET PËR T’U PARË….

/AK 1 REPORT/

admin

Read Previous

KRIPTOMONEDHAT, PAMVARËSIM NGA POLITIKA APO THJESHT RISI FINANCIARE

Read Next

Eine milliardenschwere Hilfe – WARUM?

Leave a Reply