Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Në një botë ku gjithçka mund të blihet, ku po prenotohen udhëtime turistike për në hënë, ku një strategji e gjetur sipërmarrëse të shndërron në milioner, ku mund të shohësh gjithë botën nga një ekran smartphoni, diçka që nuk mund të blihet është ‘Koha’. Sa më shumë i afrohemi satelitëve aq më tepër largohemi nga natyra jonë në tokë. çdo shpikje është bërë për të shkurtuar kohë.
Kur gjejmë një objekt artisanal, edhe pse të punuar me imperfeksione, na tërheq. Ndoshta sepse aty shohim ‘kohë’. Dikush i ka kushtuar atij objekti kohë, impenjim, është bazuar në dijet e tij njerëzore, që ndoshta i ka trashëguar disa mjeshtëri edhe nga gjyshërit, nuk i ka lënë asgjë makinerisë dhe për më tepër ka përdorur materiale që gjenden lirshëm në natyrë. Këto mendime na ngrohin, na kujtojnë kush jemi. Ky objekt është koha që nuk kemi, është natyra që kemi larguar.
Ndaj ne e quajmë art – artizanat.
Prodhimet artizanale në Shqipëri po zhduken. Të investosh kohë në krijimin e këtyre produkteve nuk është më e leverdisshme. Tregu është i mbushur me prodhime importi, materiale industriale e komercialilsht të preferuara. Të vetmit që interesohen për prodhimet artizanale, sidomos ato karakteristike shqiptare, janë turistët dhe ndonjë i apasionuar që ruan vlera, të ashtëquajtura nga të rinjtë, të vjetra.
Prodhime me materiale si druri, leshi të gdhendura e të thurrura nga dora e njeriut për të krijuar objekte të veçanta e të qëndrueshme në kohë janë tashmë të rralla.Shqipëria ka një traditë të hershme në prodhimet e artizanatit, të punuara me aq mjeshtëri sa që edhe pushtuasit e Shqipërise ia kanë njohur asaj këto merita. Ndërsa sot pushtuasit modern të shpirtit artistik e unik shqiptar po shuajnë eren e punës së dorës duke fshirë pak edhe nga identiteti kombëtar. Në dyqanet që tregtojnë prodhime artizanale tashmë mbizotërojnë prodhimet në seri ‘kineze’. Pak nga mungesa e artizanëvë, pak nga çmimët konkuruese të mallrave industrial askush nuk po i kushton kohë vlerës së prodhimeve artizanale.
Shumë biznese të artizanatit po mbyllen. Një endëse qilimash në jug na tregon se e mbylli bisnesin e saj ku tregëtonte edhe prodhime të artizanëve të tjerë dhe tani punon vetëm ndonjë porosi për dashamirësit e kësaj pune dore.
Para viteve ’90 ndërmarrjet e zejtarisë prodhonin për eksportin prodhime që kanë qarkulluar në tregun shqiptar edhepër afro 20 vite pas privatizimit të këtyre ndërmarrjeve. Ndërsa sot prodhimet në seri me motive kombëtare apo buste të figurave kombëtare të porositura në Kinë kanë zëvendësuar prodhimet zejtare me identitet dhe shpirt shqipëtar.
Zejtaret nuk kanë interesin të realizojnë punime artizanale, të rinjtë akoma më pak e shohin si aktivitet me të ardhme, për të mos folur për ndihmën nga shteti . Qeveria, bashkitë apo organe të tjera përgjegjëse nuk kanë dhënë asnjë ndihmë apo realizuar ndonjë projekt për të ruajtur trashëgiminë e artizanatit. Siç duket as organet administrative nuk i kushtojnë kohë dhe as kanë interes në zhvillimin e kësaj kulture thuajse në zhdukje.
Ku i dihet , ndoshta do të dalë dikush me një ide sipërmarrëse efektive , të zhvillojë artizanatin, të na prezantojë në botë, të afrojë zemrat e njerëzve drejt artit të zejeve dhe ne të gjithë , shteti e çdokush të kujtojmë me krenari artizanatin shqiptar.