Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Gjithe sfida e njerezimit dhe juaja, ne kohet qe po jetojme, eshte njohja e te vertetes.Kjo sfide ka shoqeruar njerezimin qe nga zanafilla krijimit, duke sprovuar vullnetin njerezor deri ne ekzistence.
Vetem njohja e te vertetes na sjell me afer rruges se drejte, rruges se mire dhe rruges se te jetuarit ne paqe me familjen, te afermit dhe shoqerine.
Cdo njeri nga ne duhet ta shohe si sfide angazhimin per te njohur te verteten, per te vepruar sipas te vertetes, dhe per tiu nenshtruar vetem te vertetes.Ky eshte edhe udhezimi I Profetit me te madh qe ka njohur njerezimi Muhammed A.S.
E verteta ishte tipar I pashtershem I tij. Cfare do te thote kjo ? Si ta kuptojme sot ne kete shoqeri njerezore qe ka humbur cdo vyrtyt, ka humb besimin, argumentin e llogjikshem, meritokracine, vullnetin per dije. Qe i eshte nenshtruar klientelizmit pragmatist pa kurrefare orientimi dhe objektivi shtetformues. Qe i eshte nenshtruar veseve me te uleta, hakmarrjes, kokefortesise dhe egos. Qe i eshte nenshtruar drejtimit te gabuar politik dhe nuk reagon ndaj padrejtesive.
Pasojat e drejtimit te gabuar i vuajne kombet per shekuj me rradhe duke u ndeshkuar popujt e tyre me mungese begatie dhe prosperiteti.
Te rinjte !
Do te duhet te jene te etur per diturine sepse aty gjendet e verteta. Per shkencen, per arsimin e mire.Ne nje ajet Kuranor thuhet : O Pejkamber ! Lufto kunder mohuesve dhe hipokriteve dhe behu I ashper ndaj tyre.
Strehimi I tyre eshte sketerra.
E ky eshte vendbanim I shemtuar. Hipokriti eshte personi qe kur flet genjen, kur premton nuk e mban , kur I beson te tradheton. Larg nga e verteta Hipokriti sot eshte ne politike pa dallim ngjyrimi politik, pa parime !Padija eshte sketerra e tij. Dituria eshte vecori qe I dallon kafshet nga njeriu. Sa me te ditur te jemi me prane te vertetes jemi.Per rrjedhoje edhe zgjedhjet i bejme me te mira. Sa me te ditur te jemi marrim pergjegjesi ndaj familjes dhe shoqerise. E cila sot vuan nga rrënimi moral .
Kur njeriu merr pergjegjesi, mundet te kerkoje llogari ndaj atyre qe e drjtojne.Te kerkuarit llogari vjen nga njohja e detyrimeve dhe pergjegjesive.Te kerkosh llogari per padrejtesite dhe japesh llogari per pergjegjsite, do te thote te ndertosh fryme demokratike do te thote te ndertosh institucione te qendrueshme, institucionin e mendimit te lire, fjales se lire, votes se lire. Kjo lidhet me te verteten dhe me dijen.Kjo shendosh shoqerine dhe nuk e le ate te semuret .
Sot nga mungesa e dijes dhe largimi nga e verteta , shoqeria shqiptare eshte semure.Ajo vuan plage te veseve shoqerore dhe shpirterore, duke na larguar nga vyrtytet shpirterore, si besimi , premtimi, njerezilliku, tolerance, altruizmi etj.Keshtu nga mungesa e te vertetes, shoqerite njerezore zhyten ne mjerim shpirteror dhe mjerim fizik varferi.
Disa nga rruget e erreta te largimit nga e verteta, e qe po demtojne shume shoqerine jane DINAKERIA, MOSMIRENJOHJA. Shume njerez tregohen dinake nga mungesa e dijes per te verteten, dhe kete e deshmojne si inteligjence apo zgjuarsi.
Dinakeria nuk eshte zgjuarsi. KUJDES !!
Shume te rinj sot hakmerren deri ne ndeshkime fizike sepse gjenden ne situate qe shoku shokun e mashtron ne dinakeri. Dhe kete e perdor per perfitime te momentit si te ishte zgjuarsi. Dinakeria nuk eshte zgjuarsi eshte sketerre e padijes per te verteten.
E kunderta eshte e vertete.E verteta eshte se njeri -tjetrin duhet ta shohim me dhembshuri me altruizem per t’iu gjendur prane ne momente veshtiresie. Kjo eshte nje lloj sprove.Por sprova me e madhe e njeriut nga Zoti eshte pasuria. Mungesa e njohjes se te vertetes na fut ne gjynah. 1/40 e pasurise duhet fal ne bamiresi e Zekat. Kjo eshte sprove me vete.
Te ndajme e qajme hallin me njeri tjetrin, kjo eshte njerezore eshte vyrtyt SUPREM !
TE JESH Altruist qe do te thote te mendosh per nevojat e tretrit.Askush nuk mendon sot per nevojen e tjetrit . sot tjetri apo tjetra “perdoret”.Mbarojme hallin me te.Mos I bej tjetrit ate qe nuk do te doje te te benin ty !
/VALBONA MEZINI/