PERPLASJET E STRATEGEVE DHE TURQIA

Tencencat Ruse për provokimin e konflikteve me Anglo-saksonët, të ndihmuara edhe nga një politikë mbështetëse e Erdoganit, i kanë vënë anglo-saksonët para dilemave të mëdha sesi duhet të sillet perëndimi karshi këtyre dy vendeve dhe sidomos karshi Turqisë. A ka ardhur koha për një ndryshim real e konkret në mardhëniet me Turqinë, duke e hequr atë nga lista e vendeve aleate dhe mike, apo përpos faktit që të dy presidentët (Putin dhe Erdogan) janë diktator dhe kanë instaluar prej disa vitesh tashmë regjime diktatoriale në shtetet përkatëse, duhet patur durim deri në një moment të dytë me shpresën që përgjigjia të vi nga ndryshime të brendshme, sidomos në lidhje me Turqinë, rreshtimi i të cilës së fundmi me kundërshtarët strategjik të perëndimit e ka vendosur atë padyshim në konflikt real e të dukshëm si me Evropianët ashtu edhe me Amerikanët.

Nuk ka dyshim që heshtja e Turqisë në rastin e Myslimanëve të Ujgurit, por edhe heshtja e saj si në rastin e burgosjes së opozitarit të Putinit, Navalyn, ashtu edhe në sulmin e bërë nga Putin ndaj NATO, ku Rusia është jo vetëm anëtare por gjatë gjashtë muajve të fundit ka mbajtur edhe lidershipin e Njësive Speciale të Aleancës, e bënë Turqinë bashkëpjesëmarrëse në konspiracionin Ruso-Kinez për provokimin e ndryshimeve rrënjësore të Rendit të Ri Botëror. Besojmë se, deklarata e Erdogan se Turqia është në gjendje që për dymbëdhjetë ditë të pushtojë Athinën, është një propagandë populiste që as vet Ai nuk e beson dhe jo më ta marrë në kosideratë, përndryshe një veprim i tillë do të ishte një kapitullim i Turqisë ende pa u gdhirë sabahu i dytë.

Fuqia dhe prezenca Turke në Mesdhe si dhe në Kirkuk (Irak) e në veri të Sirisë nuk  sjellë aspak bezdi apo panik për Amerikanët, pavarësisht që Turqia këtë prezencë e përcjellë me ngjyra islamiste thjesht për të mbrojtur interesat Turke. Edhe shpërthimet e fundit në Kirkuk, ku sipas inteligjencës kurde kanë qenë të orkestruara nga Turqit me qëllim të krijimit të shkakut të arsyeshëm për të ndërhyrë me ushtri në këtë rajon dhe ruajtjen e influencës Turke, pasi pavarësia rajonale Kurde e mbrojtur nga fuqia Amerikane në Irak konsiderohet nga turqit si përpjekje separatiste dhe mundësi e infiltrimit të grupeve Kurde që luftojnë për krijimin e shtetit të tyre.

Cilat janë arsyet që e kanë shtyrë Turqinë të i dalë kundër Amerikës dhe interesave Anglo-Saksone duke përkrahur katrahurën Ruso-Kineze; qoftë në luftën e Amerikës për të ndaluar planin Ruso-Kinez për një organizim të ri të Rendit Botëror, qoftë në luftën e saj për të penguar strategjinë Ruso-Kineze mbi zvogëlimin dhe venitjen e ndikimt Amerikan në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, është çështje e analizave tona.

Biden e përsëriti disa herë në Konferencën e Sigurisë ne Munich se, demokracia nuk është një vlerë  e krijuar rastësisht dhe pa sakrifica, dhe si të tillë  demokracinë duhet ta mbrojmë, forcojmë dhe ruajmë. Me anë të kësaj deklarate Biden kërkon partnerë për ruajtjen e kësaj vlere të quajtur Demokraci; ai kërkon jo vetëm mirëkuptimin por edhe një besim të ri të Evropianëve, duke sugjeruar se e vetmja rrugë nëpërmjet së cilës demokracia do të truimfojë është bashkimi i të gjithë aleatëve në përpjekjen e ruajtjes së vlerave demokratike. Ai i bën thirrje Evropës, por jo Turqisë, të jetë fuqi bashkëpunuese në një koalicion sa të vjetër aq edhe të ri të fuqive perëndimore për ruajtjen e vlerës së padiskutueshme demokratike.  

Si qëndron e vërteta në justifikimin e Turqisë se, arsyeja e armiqësimit me Amerikën është sjellja e kësaj të fundit kundrejt islamit? Vërtet mund të ketë harruar Turqia historinë e masakrave Ruse kundrejt myslimanëve të Kaukazit dhe represionin Kinez kundër Ujgurëve (myslimanëve etnik të Kinës)?

Pra, në deduksion të ngjarjeve dhe fakteve motivi  i afrimit të Turqisë me Rusinë dhe Kinën është thjesht dhe vetëm interesi ekonomik  i saj në një lojë politiko-ekonomike që tashmë ka filluar të shpalos tendencat e interesave të ndikimit qoftë në Detin e Kinës qoftë në atë të Mesdheut.

Pamvarësisht problemeve të ndryshme dhe përplasjeve të fundit me Evropën, Amerika vazhdon të jetë lojtari më i madh sot në botë, dhe përkundër tendencës Ruso-Kineze të përkrahur nga një Turqi e çoroditur si dhe përkundër marrëveshjeve qindra miliardëshe të kësaj të fundit me Kinën, Turqia nuk mund të jetë drejtuese e një lëvizje të gjerë lindore kundër demokracive perëndimore dhe intresave të Amerikanëve dhe Evropianëve në Lindjen e Mesme dhe Afrikë për një arsye të thjeshtë burimore- gjithçka që ka dhe është sot Turqia është kryekëput investim Evropiano-Amerikan.

Përderisa Merkel deklaron se, pamvarësisht mosmarrëveshjeve aktuale me Amerikën, Gjermania si një fuqi ekonomike në Evropë pranon të qëndrojë në Afganistan përkrah aleatëve, duke deklaruar se prania e saj në Afganistan shërben në ruajtjen e paqes dhe vendosjen e themeleve demokratike nëpërmjet sigurimit të një paqeje të qëndrueshme në vend, ajo bie dakord në një bashkëpunim të ngushtë trans-atlanik. Por i paqartë ka qenë fjalimi i presidentit francez Macron në lidhje me opinionin e tij se si e mendon Evropën dhe vizionin gjithëpërfshirës të Biden në një Aleancë Trans-atlantike në luftën kundër politikave Ruso-Kineze për supremaci në Botë dhe përdhosjen e vlerave të demokracisë.

Ndërsa Turqia e vetshpallur fuqi rajonal ruan avazin e vjetër të anëtares së pabindur kur është fjala për mrojtjen dhe ruajtjen e vlerave demokratike.

Por, edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së apelon në një farë mënyre për elemenimin e tendecës së krijimit të dy blloqeve Aleancash (blloku Trans-Atlantik dhe ai Ruso-Kinez), pasi sipas tij krijimi i dy blloqeve të tilla është rrezik permanent që mund të shndërrohet në një konflikt gjeo-strategjik dhe ushtarak.

Po cilat janë interesat e Turqisë në këtë aleancë jo natyrore (jo natyrore përgjatë periudhës moderne) me Ruso-Kinezët, dhe sidomos me Kinezët?

Dy janë arsyet kryesore të kësaj aleance:

  1. Riaktivizimi në gjeo-politikë nga Kina i Rrugës së Mendafshit, një riaktivizim i mbështetur jo vetëm me plan të detajuar për implementimin e strategjisë, por edhe me angazhimin e një fondi prej 1,3 trilion dollarë, dhe
  2. Pasuritë energjetike të Mesdheut, mbi të cilat ekziston njëkonflik i hershëm ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.

Por, duhet të jemi të qartë dhe objektiv për sa ipërket konfliktit Amerikan si me Kinezët ashtu edhe me Rusët. Amerika nuk ka për synim shkatërrimin as të Kinës dhe as të Rusisë si fuqi ekonomike apo politike, pasi një shkatërrim i tyre do të ishte regression ekonomik i vet Amerikës, por qëllimi i saj është ruajtja e kontrollit mbi mardhëniet dhe bashkëpunimin me të dyja  këto fuqi.

Duhet pranuar që edhe Turqia është një vend jo pak i rëndësishëm në arenën ushtarako-ekonomike të Botës, një vend që më shumë ka qenë aleat i perëndimit sesa kundërshtar i tij, një vend i cili ka një karrige në tavolinën e të fuqishmëve, dhe si i tillë është në dije të plotë të objektivave Evropiano-Amerikane në mardhënien e tyre me Rusët dhe Kinezët. Në këtë prizëm na lind natyrshëm pikëpyetja e madhe- pse kjo sjellje aspak normale e Turqisë kundrejt interesave amerikane në lindjen e mesme. Ajo që po ndodh sot në Siri dhe provokimi që po i bënë Turqia interesave Amerikane në Siri është i papreçedent në historinë e Turqisë Moderne. Presidenca arrogante, titanike dhe e çoroditur Erdoganase e ka shtyrë vendin drejt një humnere ekzistence. Është iluzion të mendohet se, një Turqi e drobitur nga korrupsioni dhe inflacioni ekonomik të luaj rolin e një superfuqie në konfliktet e ndezura në Lindjen e Mesme dhe të provokojë konflikte akute në Mesdhe. Një sjellje e tillë si kjo e Turqisë Erdoganiste është një akt çmendurie, pasi një supremaci Turke në Rajon është një ëndërr e parealizueshme jo vetëm sot por edhe në një të ardhme të afërt.

Është e natyrshme të mendohet se, konflikti i programuar Turko-Kurd mund të vihet në zbatim nga fuqitë perëndimore në rast se Turqia merr një rrugë pa kthim në aventurën e saj kundër interesave Amerikano-Izraelite. Izraeli i sotëm është zëri i Amerikës në Lindjen e Mesme. Izraeli i sotëm nuk ka asnjë konflikt me Jordaninë, Egjiptin, Emiratet apo Arabinë Saudite; të vetmet konflikte të tijë janë me Iranin dhe Turqinë, madje madje vetëm me Iranin pasi konflikti me Turqinë është një konflikt i provokuar nga kjo e fundit nën arsyen e paqëndrueshme të fesë. Vallë kaq përzemër e ka Turqia mbrojtjen e islamizmit në botë?  Nuk mendojmë se kjo pyetje merr një përgjigje pohuese, pasi në rast se konflikti do të ishte për arsye fetare, atëherë Turqia si avokate e islamizmit nuk do të hynte kurrë në mardhënie romantike me Kinën, shtetin që ka kryer masakrat më të mëdha qysh nga koha e kryqëzatave mbi popullsinë myslimane. Nuk po mbrohen interesat sovrane të Turqisë, por po krijohen konflike në emër të shtetit thjesht dhe vetëm për të mbrojtur interesat personale të enturazhit Erdoganist.

Bota e sotme është e mbushur nga konflikte të shumta, konflike ndërmjet kundërshtarësh por edhe mosmarrëveshje ndërmjet aleatësh. Ekzistojnë mosmarrëveshje ndërmjet Francezëve dhe Amerikanëve, ndërmjet Anglezëve dhe Francezëve, ndërmjet Gjermanëve dhe Amerikanëve dhe brenda- përbrenda shteteve Evropianëve. Por është e sigurt se, të gjitha këto mosmarrëveshje do të mundohet të zgjidhen në tavolina bisedimesh, duke krijuar dhe rivitalizuar aleanca të ndryshme. Deklarata e fundit e Merkel në Forumin Ekonomik të Davosit ku kundërshtonë thirrjen e Amerikës për formimin e një aleance Evropiano-Amerikane kundër Rusisë dhe Kinës nuk është një JO strategjike, por është një “jo“ për shkak të mbrojtjes në radhë të parë të interesave kombëtare Gjermane si për Gazin Rus ashtu edhe për tregun Kinez, dhe në vijë të dytë vijnë interesat e të tjerëve. Kjo konfirmohet edhe nga qëndrimi i saj në Konferencën e Sigurisë ne Munich disa ditë më vonë.

Megjithatë, edhe pse Joe Biden, në ndryshim nga para ardhësi  i tij, ka prerjen e një politikani standart dhe jo-impulsiv, e mira Amerikane për të vjen parasëgjithash dhe me këtë objektiv të qartë ai si çdo president tjetër i Amerikës do të bëj çfarë është e mundur të marrë mbështetjen e Evropës në luftën kundër planeve Ruso-Kineze. Në këtë kuadër, në rast se Turqia nuk ndryshon kurs do të mbetet pa mbrojtjen a atyre që e kanë krijuar dhe  i kanë ruajtur integritetin e saj territorial deri më sot, duke e ditur çfarë rëndësie të veçantë ka patur mbështetja dhe mbrojtja Gjermane për Turqinë.

Turqia Erdoganiste ka kohë që përgatitë dhe kontrollon disa qendra terroriste islamike nëpërmjet përkrahjes së tyre në nivele të ndryshme dhe duke provokuar Amerikanët në Siri, Marok e Tunizi. Madje ka tendenca që me anë të përkrahjes nëpërmjet kanaleve të ndryshme të jetë Turqia ajo që qëndron prapa konflikteve dhe sulmeve të ndryshme Marokene dhe kombësive të tjera myslimane në Francë, probleme që i kanë kushtuar kësaj të fundit rreth 50 miliardë Euro. Për më tepër, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se Turqia po mbështet në forma të ndryshme edhe konfliktin në Honk-Kong, duke përkrahur prishjen e marrëveshjes Kinezo-Angleze për autonominë e Honk-Kongut.

Me të gjitha këto veprime anti-perëndiore Turqia është kthyer në një aleat dhe bashkëpuntor jo të besueshëm i Evropës dhe Perëndimit, dhe këto të fundit me shumë mundësi do të presin zgjedhjet Turke për të ndërhyrë në vend dhe për të mundësuar largimin e Erdoganit nga pushteti, por në rast se plani për largimin e Erdoganit dështon, atëherë të gjitha opsionet e tjera janë të mundshme të aktivizohen.

……… dhe me opsione të tjera kuptojmë aktivizimin e konfliktit Turko-Kurd dhe ndarjen e Turqisë.

….A do të arrijë situata deri në pikën e ndalimit të revanshit Turk nëpërmjet ndarjes së Turqisë apo jo mbetet për tu parë, sepse heshtje Evropiane dhe Amerikane dhe mospjesëmarrja e as një Ambasade perëndimore në tubimin mbarëkombëtar turk të mbajtur pas  shpërthimeve që lanë mbi 240 civil të vrarë- tubim në të cilin prezent ishin edhe presidenti Erdogan dhe kryeministri Jëlldërëm (Yıldırım), të cilat sipas Shërbimit Turk të Inteligjencës mbanin autorsinë e Partisë Punëtore Kurde, e bënë pyetjen tonë edhe më të prektshme dhe arsye për të analizuar se nga ky varrim a do të ketë varre të reja dhe konflikte në nivele të ndryshme?

Ne mendojmë se duhet të riaktivizohen bisedimet ndërmjetë Turqisë dhe BE-së për një anëtarësim të mundshëm të Turqisë në Union, pasi sado Diktator dhe Autokrat të jetë Erdogani, është politikan dhe si i tillë, i detyruar edhe nga situata ekonomike e vendit të tijë, e kupton më së miri se vendi i Turqisë është në Evropë dhe jo në grupin Ruso-Kinez. Por, edhe Evropa duhet të ndalet së aplikuari standarte të dyfishta dhe mundësisht rolin negociues të ia jap Gjermanisë si mikja e vetme e Turqisë brenda Unionit.

/AK1 REPORT TEAM/

admin

Read Previous

Kaosi i përgjithshëm dhe Kosova para zgjedhjeve!

Read Next

Letër drejtuar të rinjve- Nga Valbona Mezini

Leave a Reply