Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Bota përgjatë ekzistencës së saj është përfshirë vazhdimisht në përhapjen e teorive konspirative, miteve dhe ideologjive, përhapja dhe ndikimi i të cilave ka qenë në shkallë të ndryshme. Por sot, në epokën i dixhitales dhe aksesit të informacionit (të vërtet apo jo) qënia njerëzore është bërë pjesë e këtyre teorive konspirative, duke filluar nga teoria se kush është prodhuesi i virusit COVID-19 deri te kush është mbartës i axhendës së përhapjes së tij. Kjo e gjitha na ka dëmtuar përfundimisht si qënie dhe si shpirt. Teori të tilla si ajo e parasë dixhitale, mundësive të rigjenerimit ekonomik pas krizës pandemike, rigjenerimi i sistemeve monetare dhe atyre të sigurisë, ndalimi i mundshëm i kontrollit kinez përmes sistemit 5G, e shumë e shumë të tjera në qarkullim, kanë goditur globin dhe në mënyrë të veçantë Ballkanin. Por, në cilat kushte lindën teori të tilla dhe si ato edhe pse mund të jenë mite mund të shndërrohen në ideologji, janë pyetje dhe raste studimore me të cilat sot merren shumë universitete dhe qëndra studimore, ndër ta është edhe Universiteti i Erfurt në Gjermani, i cili virusin corona e konsideron pjellë të grupeve dhe lobeve ndërkombëtare të interesit, dhe një mendim të tillë ndajnë edhe një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve (jo më pak se 17%).
Madje në një anketë të ngjashme konsiderohet se, Bill Gates është prodhuesi dhe financuesi i këtij konspiracioni, ku një mendim të tillë ndajnë jo më pak se 20% e të anketuarve.
Por, duhet të jemi të kujdesshëm të bëjmë diferencën ndërmjet një teorie komploti dhe një teorie konspirative, pasi një teori komploti ka gjasa të larta të jetë e vërtet dhe e saktë. Nje teori komploti merr jetë për arsye të ndryshme dhe bazohet në fakte të dhëna nga anti-komplotistët për fajësimin e grupeve që kanë organizuar dhe zbatuar komplotin. Teoritë konspirative nga ana tjetër shndërohen në mite gojore duke u munduar që, faktin të e krijojnë në induktimin e vazhdueshëm të informacionit konspiracionst në mendjen njerëzore.
Gjatë kohës së qeverisjes së Trump në SHBA kanë qarkulluar teori të ndryshme konspirative të një dimensioni pothuajsë fantastiko-shkencor. Teoria se diku në humbje mbahen qindra fëmijë, gjaku i të cilëve përdoret nga një grup i caktuar njërëzish të pasur për të mbetur të rinj, apo edhe teoria tjetër se Trump do të eleminojë të gjitë kundërshtarët e vet politikë pasues të Obamës, janë teori konspirative shpërndarja e të cilave nuk ka kaluar pa u pikasur në Opinion, dhe një veprim i tillë nuk është se nuk mund të hetohej, por e gjithë kjo është lejuar për arsye nga më të ndryshmet dhe matjen e opinionit për ndryshim rrënjësor, ndryshim i cili fatmirësisht në SHBA nuk ndodhi dhe nuk mund të ndodhte edhe nëse rezultatet e zgjedhjeve do të ishin të ndryshme, përkundër përpjekjes së helmimit të opinionit me teori të tilla të financuar nga grupe tepër armiqësore me bazë në Kinë Iran dhe Rusi.
Kjo krizë gati vjeçare dhe bllokimi që ajo ka sjellë në jetën normale të çdo njeriu është mjedisi më i përshtatëshëm i mundshëm për lindjen e teorive të ndryshme. Përpjekja për të provuar origjinën e virusit, brenda të cilave gjenden element konspiracioni, e ka vendosur shkencën dhe profensionalizmin përpara një dileme të madhe, dhe vendet e Ballkanit jo vetëm që nuk janë imune ndaj kësaj loje, por përkundrazi, si vende të vogla, kanë shkuar edhe më tej duke shtuar nuanca në një realitet të cilin as nuk e kanë jetuar. E ashtuquajtura pandemi globale ka ngritur shumë pikëpyetje, të cilat vetëm një konspiracion i mirëprogramuar përmes teorisë së kaosit mund të japë argumente në dukje të mirëshpjeguara. Gjatë kësaj kohe pa kohë, ku jeta e punës është ngadalësuar dhe individi ka më shumë kohë për hallakatje në informata të ndryshme, kanë qarkulluar teori të shumta që varjojnë që nga një atentat i mundshëm ndaj presidenit amerikan e deri te zhdukja e mbi 50 milarderëve kinez të cilëve as sot nuk u dihet fati, që nga reduktimi i popullsisë nëpërmjet efektit imediat vdekjeprurës të vaksinës e deri te ndryshimi i kodit gjenetik të njeriut nëpërmjet saj. Të gjitha këto teori kanë ndikuar në mendimin dhe sjelljen e individit të sotëm.
A është rastësi përhapja e teorive dhe miteve të tilla?
- Jo, përhapja e lajmit dhe nxitja e debatave se nga vjen virusi, si erdhi ai dhe kush është përgjegjës për këtë pandemi janë të qëllimshme dhe të nxitura nga shtete apo dhe grupe e lobe të ndryshme ndërkombëtare.
Po përmendim këtu lidhjen e instalimit të rrjetit 5G në përhapjen e virusit. Të gjitha këto informata dhe lajme që e tejkalojnë shkencën dhe injorojnë si atë ashtu edhe dijen e individit lidhen ngushtë me një luftë të pakompromis ndërmjet fuqisë Amerikano-Evropiane dhe Manjatit kinez, ku ky I fundit në emër të shtetit përgjatë historisë nuk ka respektuar kurrë as fise e as kombe të tjera.
Ndërsa, në lidhje me grupimin tjetër, teoria e të cilit tenton që nëprmejt mediave kryesisht sociale të minimizoje fuqinë e këtij virusi si një narracion kinez ka tendencën e qëllimshme të fshehjes së informatës dhe deri te kalimi i mundësisë së izolimit total, izolim i cili realisht ndodhi në Evropë. Prandaj grupet anti-vax, ato të ekstremit të djathtë dhe lëvizjet popullore në rrjetet sociale janë ekstremi që rrezikon gjithë demokracinë botërore dhe bllokimin e rritjes së demokracisë në botë. Teoritë e skajshme të origjinës dhe mënyrës së përhapjes së këtij virusi janë teori që pengojnë shkencën dhe krijojnë tendencë solide të refuzimit të mjekësisë standarte për tejkalim të kësaj situate të paqëndrueshme dhe zhvillim të mëtejshëm.
Prej kohësh kemi vëmë re që, tendenca e shteteve për krijimin e monopoleve të reja dhe vendosjen e kontrollit mbi kapitalet me rëndësi strategjike sa vjen e rritet, duke krijuar kështu një mjedis tepër të përshtatshëm për lindjen e teorive agresive konspiracioni, teori të cilat në rrethana dhe situate të tilla janë shumë më të rrezikshme se cilado teori kaosi.
Si në shumë vende të tjera edhe ne në Shqipëri e Kosovë duhet të ndërgjegjësohemi dhe të jemi të vetdijshëm se, informacion i besueshëm është vetëm ai që mund të shpjegohet në detaje, në të kundërt informacioni i pakontrolluar dhe i pa bazuar, i dhënë në mënyrë kaotike nga rrjetet sociale dhe pse jo edhe televizionet, prodhon vetëm probleme shoqërore të mendimit dhe veprimit. Për këtë arsye është e nevojshme që informacioni i shpërndarë në rrjetet sociale, nëpërmjet të cilave sot merret rreth 50% e informacionit duhet të kontrollohet, pasi ai i shërndarë nëpërmjet medias klasike si Televizioni është deri diku i filtruar dhe i kontrolluar.
E themi një gjë të tillë pasi i gjithë polarizimi politik i dy viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, dhe veçanërisht ai në Kosovë, është pjellë e bombardimit me informacion të pakontrolluar nga disa portale të financuara nga rrjetet e bizneseve serbo-ruse.
Por jo vetëm kaq, e keqja jonë nuk përfundon me të qënurit të bombarduar nga informata të pasakta nga portale të financuar nga armiqtë tanë, por një e keqe më e madhe e ushqyer nga varfëria, mungesa e shërbimeve shtetërore dhe padija po shtrinë ndikimin e saj në vend. Shpesh, në emër të parimeve themeltare të demokracisë; asaj të lirisë së shprehjes dhe lirisë së fesë, janë demoluar dhe demolohen për çdo ditë interesa shtetërore e kombëtare, nëpërmjet plotësimit të ndonjë interesi individual që në fatkeqësinë e vet ndihmohet nga rrjete shoqërore të financuara dhe kontolluara nga investime të dyshimta.
Kosova është para zgjedhjeve, prandaj kushdo që fiton në këto zgjedhje duhet të jetë i gatshëm që në emër të interesave kombëtare, në emër të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimit të një shteti solid të rrisë tendencën qeverisëse kundrejt ruajtjes së politikës barazuese dhe zhvillimore për një Shtet të Fuqishëm brenda një Evrope të Fuqishme. Që drejtuesi i ardhshëm i shtetit të Kosovës të mund të realizojë një politikë të tillë duhe të jetë i gatshëm të luftojë tendencën në rritje të rolit të fesë në jetën e përditshme ekonomike dhe shoqërore të vendit, veprimtari që financohet kryesisht nga burime të dyshimta; duhet të jetë i gatshëm të shtojë luftën në kontrollin e portaleve me axhendë dhe financim të dyshimtë, të eleminojë rrjetet kriminale politike dhe ekonomike dhe të hartojë një platformë të shëndosh për thithje të investimeve Evropiane dhe perëndimore. Kushdo që merr besimin e popullit dhe fuqive për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës duhet të jetë i gatshëm të shtojë rolin kontrollues të shtetit, të rrisë financimet e shtyllës së drejtësisë, në mënyrë të tillë që ajo të pamvarësohet si nga klanet kriminale politiko-ekonomike ashtu edhe nga vet pushteti ekzekutiv e ai legjislativ; duhet të jete i gatshëm të luftojë zhvatjen e pronës publike dhe të hetojë e rivendos vlerën në ato prona e asete publike të privatizuara për disa qindarka.
Por, shumë nga këto veprime duhet të i bëjë edhe pala fituese e zgjedhjeve në Shqipëri, të cilat nuk janë shumë larg nga ato në Kosovë, dhe mbi të gjitha të dyja qeveritë duhet të kontribuojnë në rritjen e fuqisë së dijes, sidomos asaj shtet-formuese, me qëllimin e përbashkët të krijimit të kushteve për një Federatë Panshqiptare në nivel të një marrëveshje të re.
/AK1REPORT TEAM/