NJE EURO DIXHITALE…?

Deri në fillim të këtij viti si rreziku më i madh ndaj të cilit ishte ekspozuar sektori financiar ishte kriza e borxhit të Eurozonës, por me shfaqjen e virusit politik COVID 19, zhvillimet e reja në tregjet e ekonomisë reale dhe asaj monetare, të cilat po ndodhin me një shpejtësi tepër të lartë, janë rreziku më i madh kundrejt të cilit është ekspozuar tashmë sektori financiar botëror.

Krahas dëmit të krijuar në sektorin financiar prej rënies së sektorit të prodhimit dhe shërbimeve (atij real); si pasojë e të cilës Kryetari i Bordit të Mbikëqyrjes së BQE deklaron për të përditshme gjermane “ Handelsblatt” se, pandemia ka shumë gjasa të e rrisë borxhin dhe kreditë e këqija nga 1,4 Trilion në 1,7 Trilion, kriza në të cilën ka hyrë ky sektor përshpejtohe edhe më nga fakti që konsumatorët u përballën me nevojën për një përdorim ndryshe të parasë së gatshme – kalimin ka përdorimi i monedhës letër në atë elektronike. Ky ndryshim i menjëhershëm, edhe pse një proçes i filluar shumë më herët nga institucionet financiare por me një strategji më të ngadaltë (në pak muaj sektori financiar ka pësuar ndryshimet e një dekade), e vendos këtë sektor përballë shumë dilemave, nga kontrolli i transaksioneve deri te kundër-sjellja e përgjithshme e tregut.

Eurozona pati një reagim tepër të shpejtë kundrejt krizës COVID-19, duke miratuar qysh në muajt Mars dhe Prill paketa ndihme si në formën e granteve ashtu edhe në formën e huave të buta, paketa për miratimin e të cilave rast pas rasti u ngarkuan bankat e nivelit të dytë, në mënyrë që vlerësimi të ishte sa më i drejtë dhe mjetet monetare të nevojshme për shpëtimin e bizneseve të shkonin aty ku duheshin, ndërsa institucionet shtetërore të lehtësuara nga ky detyrim u angazhuan në analizimin e mëtejshëm të situatës dhe përgatitjen e strategjive dhe programeve shtesë të shpëtimit. Por, ndërkohë që sistemit bankar iu kërkua shqyrtimi dhe ekzekutimi i huave të buta, të koletarizuara nga bankat shtetërore, BQE mori vendimin ndalues për bankat si për shit-blerjen e aksioneve ashtu edhe për shpërndarjen e dividentit deri në fund të vitit 2020.

Me një fjalë, reagimi i qeverive evropiane për përballimin e krizës ishte i shpejtë, duke u munduar kështu të gjejnë mekanizma modern për zbutjen e krizës dhe daljen sa më shpejtë prej saj, por sipas raporteve kriza ekonomike dhe financiare po vazhdonë të thellohet gjithmonë e më shumë.

Po Shqipëria dhe Kosova si kanë reaguar?

Ndërsa Shqipëria me dy vendime të njëpasnjëshme (Prill dhe Korrik 2020) ka ndejkur hapat e BE-së duke i ndaluar Bankat e Nivelit të dytë të shpërndajnë fitimin e vitit 2019 dhe fitimet e realizuara gjatë vitit 2020 deri në fund të vitit 2020 (në të vërtet ka ndaluar vetëm shpërndarjen e fitimit të vitit 2019, pasi ai i vitit 2020 nuk mund të shpërndahet pa u mbyllur viti fiskal), Kosova nuk ka ndërmarrë asnjë hap të tillë, me përjashtim të një vendimi gjysmak për shtyrjen e përkohshme të pagesës së kësteve të kredive (themi gjysmak pasi nuk është akt me fuqi detyruese, por më tepër me fuqi rekomanduese).

Shqipëria gjithashtu është munduar të përshtat paketën e ndihmës me atë Evropiane duke miratuar një fond huaje të butë me garanci sovrani, fond i cili për shkak të kushteve të vendosura duket se nuk pati sukses.

A janë këto masat e duhura dhe të plota? Për mendimin tonë, JO! Edhe pse ndalimi i shpërndarjes së dividentëve për Bankat e Nielit të dytë në Shqipëri është pozitiv dhe instrument i drejtë, Banka e Shqipërisë duhet të marrë vendim për mos lejimin e transferimit të Fondeve të Bankave jashtë vendit për shkak se instrumenti monetary i uljes së normës bazë të interest në 0,5% nuk është efektiv në një ekonomi si Shqipëria. Por një vendim i tillë është një domosdoshmëri urgjente të merret edhe nga Kosova, pasi shumë Banka Komerçale në Kosovë kanë vite që vuajnë nga sufiçiti i depozitave, duke transferuar një pjesë të mirë të tyre jashtë vendit.

Në konferencën e fundit të Bankës së Shqipërisë vihet theksi që politikat monetare të gërshetuara me ato fiskale të ndërmarra në vend kanë bërë të mundur ruajtjen e stabilitetit ekonomik sit ë sistemit financiar ashtu edhe të ekonomisë në vend. A nuk jemi pak herët për një deklaratë të tillë?

Theksojmë se, Bankat Qëndrore në të dy vendet duhet të koordinohen me Pushtetin Ekzekutiv për një rishikim të strategjisë së përballimit të krizës, pasi muajt e vështirë që presin Evropën mund të jenë shumë më të vështirë për ekonomitë tona të brishta të ekspozuara kryesisht kundrejt importit dhe remitancave.

Në këtë thellim të krizës sistemi financiar është para rrezikut të likujditetit sepse ndërsa në Gjermani dhe Francë Bankat Komreçale financojnë 5-10% të borxhit publik, në Itali e Spanjë ky financim shkon deri në 30% të Borxhit Publik. S&P Global është agjensia e parë e vlerësimeve që ka ngritur alarmin për rrezikun e likujditetit që mund të godasë sistemin bankar dhe rrjedhimisht edhe bizneset. Pse? Ekonomia është zinxhir nder-veprimi mes aktorëve të saj, dhe si e tillë në rast se një shtet falimenton (falimentimi i një shteti nuk është koncept abstrakt), atëherë Bankat Komerçale të atij shteti janë të detyruara ta shesin borxhin duke tharë likujditetin e tyre dhe rrjedhimisht duke u hequr mundësinë bizneseve për të marrë hua me qëllim përballimin e krizës. Këtu janë drejtpërdrejt të rrezikuara Spanja dhe Italia, por edhe Greqia është në një situatë të vështirë financiare, por për shkak të konfliktit të rindezur rishtazi me Turqinë, situata jo fort e mirë financiare e Greqisë po kalohet në heshtje.

Por jo më pak të rrezikuara (edhe pse jashtë Eurozonës) në këtë këndvështrimë janë Shqipëria dhe Kosova. Pjesa dërmuese e Borxhit Publik të Shqipërisë është i blerë nga Bankat Komerçale, ndërsa në Kosovë ky borxh ndahet në financim ndërmjet Bankave dhe Trustit të Pensioneve.

Po cilat janë zjvillimet pozitivë që kjo krizë mund të i imponojë Eurozonës dhe fuqisë ekonomiko-politike të saj?

Kriza për specifikat e saj të formës pandemike, mbylljet për herë të dytë të shumë ekonomive, rënia e qarkullimit në sektorin e prodhimit dhe shërbimeve janë të gjita faktorë që e kanë shtyrë BQE-në të përshpejtojë bisedimet për lëshimin në qarkullim të një monedhe të përbashkët digjitale. Ndërmarrja e një akti të tillë e vendos si BE-në ashtu edhe SHBA-në përpara vendimeve të vështira.

Zëvendësimi i parasë së gatshme dhe përdorimit të cash-it nuk parashikohet të ndodhë plotësisht në dhjetë vjeçarin e ardhshëm, por hap pas hapi gjatë këtij dhjetë vjeçari do të ndodh zvogëlimi i përdorimit të Cash dhe pakësimi i qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar. Ky zvogëlim do të ketë efekte positive për sa i përket kontrollit të pastrimit të parave dhe luftës së grupeve kriminale e terroriste. Paraja digjitale do të ketë efekt pozitiv edhe për individin, pasi do të ulë kostot e transaksioneve dhe kostot bankare për shërbimin e depozitave rrjedhëse, do të zvogëlojë kohën e nevojshme për kryerjen e një transaksioni si dhe do të mundësojë një kontroll më të mirë të shpenzimeve sin ë nivel unitar ashtu edhe në nivel të përgjithshëm pasi; ashtu sikurse ndodh me BITCOIN, do të mundësojë centralizimin e transaksioneve. Të gjitha këto efekte positive do të mund të materializohen vetëm në rast se qeveritë dhe autoritetet rregullatore e mbikëqyrse do të jenë të kujdesshme në hartimin si të strategjisë së lëshimit të parasë digjitale ashtu edhe të kuadrit rregullues së saj, me qëllim që përdoruesit e kësaj forme paraje (publiku i gjerë) të krijoj besimin e nevojshëm dhe të jetë i mbrojtur nga sistemi i ri, në të kundërt rrezikohet rëndë ekonomia e gjithësecilit dhe e të tërve.

Një arsye shtesë e BQE-së për përshpejtimin e lëshimit të monedhës digjitale Evropiane sipas ekonomistit Frederic Ducrozet nga organizata Pictet është frika nga lëshimi i afërt në qarkullim i LIBRA-s, monedhë të cilën Facebook do ta emetojë për përdoruesit e vet, vlerë e përdorimit të së cilës parashikohet rreth 2,7 miliard Euro.

Por, sikurse e theksuam edhe më herët, pamvarësisht efekteve positive të përdorimit të monedhës digjitale krahasuar me paranë letër, përshpejtimi i lëshimit të saj pa krijuar mekanizmat e duhur të monitorimit dhe kontrollit është e rrezikshme për ekonominë.

Nje EURO digjitale e lëshuar përmes një teknologjie moderne dhe nën kontroll të rreptë të BQE-se (vendim të cilin e presim) është pranim për qytetarët e Eurozonës, ku monedha e Euros deri më sot ka prodhuar stabilitet dhe të mira publike, ndonëse kërkesat e Bankave të nivelit të dytë kanë kërkuar lëshimin e monedhave të tyre digjitale (kërkesë kjo që deri më sot nuk është pranuar nga BQE) jep sinjale për ekzitencën e hapsirave për mundësi alternativash të ndryshme të përdorimit të monedhave, alternativa të cilat jashtë pranimit dhe kontrollit të rretpt të BQE-së nuk ofrojnë siguri dhe besim dhe krijojnë hapësira për spekulim dhe arbirtazh financiar.

Pandemia dhe rritja e përdorimit të parasë elektronike nëpërmjet kartave bankare për kryerjen e shumë pagesave, të cilat deri më sot kryheshin në Cash, e intesifikon edhe më shumë presionin e qeverive për krijimin e platformës së nevojshme për lëshmin e parasë digjitale. Përpjekjet e para të kalimit në një sistem të ri pagesash janë ndërmarrë nga Banka e Japonisë, janë në fazat eksperimentale nga ajo e Francës, ndërsa Banka e Kinës ka filluar eksperimentimin e një sistemi pagesash digjital vetëm në katër qytete.

Në opinionin tonë do të duhet një kohë e gjatë për kalimin nga paraja e gatshme në atë digjitale, ku sipas analizave dhe informacioneve një Euro digjitale nuk do të hidhet në qarkullim përpara vitit 2025. Fillimi i fazës eksperimentale të Bankës së Francës, asaj Japoneze dhe Bankës së Kinës, si dhe mundësia e hedhjes në treg shumë shpejtë e LIBRA-së i kanë detyruar ekonomitë më të mëdha në botë (G7) të kundërshtojnë të gjitha këto forma eksperimentale pa nënshkrimin e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe në mungesë të një koordinimi  ndërmjet shteteve, me qëllim të shmangies së rrezikut të një dështimi të sistemit financiar, mbrojtjen e konsumatorit, ruajtjen e privatsisë, sigurimin e sistemit fiskal në zërin e mbledhjes së taksave, dhe mbi të gjitha sigurimin e përdorimit të një sistemi shumë të besueshëm kibernetik. Në këtë kuadër, zyrtarizimi i draft marrëveshjes së përgatitur dhe në negocim nga Bankat qëndrore të SHBA-së, Kanadasë, Japonisë, Gjermanisë Italisë dhe Britanisë është kusht i domosdoshëm që nesër të jemi të mbrojtur nga lojrat Ruso-Kineze.

Por nga ana tjetër, ne Evropianët kemi nevojë edhe për kompromis të madhë ndërmjet shtetit, individit dhe ekonomisë, dhe si rrjedhim mbajtja e një samiti për rivendosjen e një mardhënie të re ndërmjet këtyre aktorëve është i domosdoshëm.

/AK 1 REPORT/

admin

Read Previous

Reforma Zgjedhore, top lecke nga “pengmarresit” mbi surrat te shqiptareve

Read Next

Kujt do i takoi SKEPTRI, Kines apo Amerikes?…

Leave a Reply