Nga Valbona Mezini/ Oliver Varhelyi ne Tiranen zyrtare dhe zgjerimi BE –se me Shqiperine

Nga Valbona MEZINI

Ka një paradoks në mënyrën sesi politikanët shqiptarë e trajtojmë debatin për integrimin në BE.

PS e shikon si një çështje të vetë BE-së, zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor, kurse politikanët opozitarë si një dështim të maxhorancës. Teksa topi politik i negociatave të zgjerimit në politikën e brendshme të Shqipërisë, hidhet sa majtas- djathtas e përplaset kuturu, “albitri” europjan ‘mban shënime’.

Koha ikën, Shqipëria përplaset sikur topi!  

Sikurse e kanë cilësuar edhe kritikë të tjerë, një numër i madh zyrtarësh që paguhen pa sukses të na mirëqeverisin, ende nuk e kuptojnë se cdo divergjencë dhe interes pesonal mbi atë kombëtar, rëndon më shumë se çdo gjë tjetër mbi kurrizin e brishtë të shqiptarëve.

Komisionerin për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi, vizitoi dje Tiranën zyrtare e sigurisht në mbështetje të përpjekjeve të BE-së për të mbështetur integrimin europian të Shqipërisë kërkoi konsensus për Kodin Zgjedhor. Shati interesave politike që gjithëherët tërheq nga vetja, do të jetë gjithëherët problemi panshqiptar.

Reforma Zgjedhore, është  përcaktuar si kusht themelor për nisjen e negociatave të anëtarësimit  teksa opozita ka premtuar se do të rikthej për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Por partitë e mëdha që kanë bërë edhe zullumet e lëmshet e mëdha në kurriz të shqiptarëve, rikthim tek Marrëveshja konsensuale e 5 Qershorit. Sigurisht në këtë vend të marrë peng nga partitë e mëdha dhe padronët e tyre, marrëveshjet e politikës personale, janë sikurse marrëveshjet e ‘PADRINOVE’.

Në fakt e verteta e integrimit të vendit, duket se është shumë më komplekse. Brenda Unionit,  ka vende që duan të rrisin “stekën e standardeve” të integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shumë më lart sesa u veprua me Bullgarinë e Rumaninë, por nga ana tjetër, 25 shtete i janë bashkuar idesë gjermane për kushtet emergjente për Shqipërinë, drejt një vendimi pozitiv mbështetës.

Nga ana tjetër ka një të vertetë tjetër të madhe, që klasa politike në Tiranë, nuk ka interes tç ketë integrim të shpejtë, pasi një proçes i tillë, sigurisht që do të shoqërohej me më shumë kontroll nga Unioni Europian.

Integrimi vendit do të shoqërohej me përballjen me drejtësinë të politikanëve të korruptuar dhe do kërkonte politika llogaridhënëse.

Nëse klasa politike do ta donte integrimin, do kish evituar krizën politike ku ndodhet vendi, dhe do kish punuar në formë e përmbajtje tjetër për imazhin e Shqipërisë .

Politika 30 vjeçare pesha e të cilës deri më tani ka qenë pengese në lëvizjet arteriale të integrimit europian, do të duhet të rimodelojë strategjinë e brendshme integruese në të kundërt, gurët kilomentrike europiane për Shqipërinë do të jenë si udhëtimi ODISESË, i mundimshëm e i pamatë.

Mungesa e transparencës për proçeset zgjedhore politike, miratimet e kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme, sikurse numri tejet  i lartë i emigrantëve që largohen nga vendi, ka përforcur idenë e disa shteteve europiane të jenë skeptike ndaj Shqipërisë.

Apel.Media

admin

Read Previous

NORD STREAM 2 DHE KONFLIKTI GJERMANO-AMERIKAN

Read Next

Reforma Zgjedhore, top lecke nga “pengmarresit” mbi surrat te shqiptareve

Leave a Reply