Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Në gjuhën popullore shqiptare e dëgjon shpesh të thuhet shprehja “Kush hapë gropën për shokun bie vet brenda”!
Edhe mjedisi gjeo-politikë sillet po njëlloj si individët, prandaj e gjejmë mjaftë të goditur këtë shprehje popullore për rastin e Kinës.
Pas një kohe të gjatë izolimi dhe tragjedishë të panumërta në të cilat ka kaluar Kina qysh prej Revolucionit Kulturor e deri më sot; kohë kur kemi një fluks tërheqje të hapjes së kontrolluar të ndodhur së fundmi të investitorëve Evropian dhe Bankave Evropiane nga territori i Kinës, ngritja dhe zhvillimi i pavarur i Individit në këtë vend është sa peng i humbjes së kontrollit të këtij të fundit në raport me shtetin, aq edhe i tendencës së tij për tu pasuruar, tendencë e cila e ka çuar individin kinez drejt një harmonizimi dhe konvergimi të filozofisë së tij me proçeset politike Kineze.
Nga politikat për sigurinë ushqimore dhe nevojat e shtuara për energji e deri në kohën e sotme të politikave për një ndryshim dhe ballafiqim të botës me ri-organizim të rendit botëror, të vlerësuara si moralisht të drejta nga shteti kinez,elasticiteti i filozofisë së individit kinez karshi provokimeve të shtetit të tij kundrejt botës ka një tendencë në rritje; madje është duke marrë trajtën e një elasticiteti unitar ku përshtatshmëria ndërmjet filozofisë individuale, Shtetit dhe Kombit është e përsosur.
Por, a është filozofia kineze e kohëve të fundit e drejtë apo është thjesht produkt i një imagjinate dhe egoje të sëmurë për t’i shpaguar perëndimit vuajtjet e Kinës së vjetër?
A do të mund të jetë Kina një Aga i ri i kësaj bote?
-Bankat Kineze, të cilat e mbyllën vitin 2019 me fitime shumë miliardëshe, janë përballur me rënie të fitimeve prej 24% gjatë këtij viti krahasuar me një vit më herët. Rënie të normës së fitimeve ka shënuar edhe Banka më e madhe kineze, Banka Tregtare dhe Industriale e Kinës (ICBC). Pamvarësisht që ICBC llogaritet si një prej huamarrësve më të mëdhenj në botë, e ka mbyllur gjashtë-mujorin e parë të vitit 2020 me një rënie prej 11% të fitimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Banka e dytë më e rëndësishme e Kinës, ajo Buqësore (ABC) ka shënuar një rënie të fitimeve përgjatë vitit 2020 me rreth 2 miliard dollar krahasuar me një vit më parë, por goditjes nuk i kanë shpëtuar as investimet kineze në botë, të cilat janë zvogëluar me mbi 2 miliardë dollarë. Gjithashtu, kriza e induktuar nga vet kinezët ka dobësuar një prej promotorrëve kryesor të rritjes ekonomike, konsumin; konsumi sipas statistikave të vet BOC është tkurrur me mbi 21% gjatë gjysmës së parë të vitit 2020.
Por, më të goditurat nga kjo tkurrje ekonomike e Kinës e provokuar nga vet ajo për të goditur pjesën tjetër të botës janë Bankat e Vogla Tregtare të saj, të cilat jo vetëm që kanë shënuar rënie fitimi prej 25% në mesatare krahasuar me një vit më parë, por janë përballur me rritje të konsiderueshme të kredive të këqija, llogaritë e të cilave janë rritur me hiç më pak se 332 miliarde Euro, dhe sipas analizave dhe informative 50% e kësaj shume konsiderohet e humbur.
Të gjitha këto të dhëna na lënë të kutojmë që, Kina po përballet me një dëshpërim të brendshëm i cili sa vjen e po rritet. Për më tepër, masat e ndërmarra nga qeveria Kineze shumë shpejtë do të bien në kundërshtim si me politikat e brendshme të biznesit vendas ashu edhe me ato botërore, duke çuar si drejt zbehjes së ndikimit të saj në botë ashtu edhe në zvogëlimin e besimit në të ardhmen kineze.
Është e vërtet që me krizë nuk po përballet vetëm Kina por edhe pjesa tjetër e botës, siç është Europa dhe Amerika. Sipas analizave dhe parashikimeve të City Bank, të gjitha Institucionet Financiare në botën e zhvilluar do të kenë një rënie prej 13% në përformancë, pamvarësisht se ku operojnë. Por, në lupën tonë të analizës dhe sipas informacioneve të Institutit Gjerman të Inteligjencës Bankare, ndikimi i krizës së virusit kinez në Europë do të jetë shumë më i ulët se kriza financiare e vitit 2008. Mbështetur në këto të dhëna Europa ka ndryshuar kursin e veprimit të përballimit të efekteve negative të krizës duke lehtësuar kushtet dhe vlerat e kredive, kredi të cilat para Marsit as nuk mendohet se do të mund të përfitoheshin; hap i cili është marrë kryesisht në Itali dhe në vendet anëtare në zhvillim siç janë Rumania dhe Bullgaria. Ky ndryshim kursi ka bërë që kreditë e reja në Europë të rriten me 10%. Gjithashtu, Europa jo vetëm që nuk i ka tkurrur investimet e veta në botë, por përkundrazi po ndjek një politikë agresive dhe ekspansioniste për sa i përket investimeve të saj në Amerikë. Të gjitha këto politika dhe maturi plani operacional bëjnë që Evropa të jetë një hap para pjesës tjetër të botës në përballimin e efekteve të pandemisë. Qëndrat e Inteligjencës Financiare Gjermane parashikojnë që rënia ekonomike të mos e kalojë shkallën 2,3-2,4%.
Edhe bursat Europiane pamvarësisht luhajtjeve sporadike kanë treguar qëndrueshmëri. Krejt e kundërta ka ndodhur me bursën e Hong Kongut, e cila duket se është në rënie të lirë, pamvarësisht presionit të madh të qeverisë tek firma dhe institucione financiare për të blerë aksione të kompanive kineze, indeksi i besueshmërisë së aksioneve kineze është nën notën 1 (0,45).
Kina krijoi artificialisht një krizë për të goditur pjesën tjetër të botës dhe për të realizuar ëndrrën e saj të të qenit lider i botës, por për ironi të fatit ra vet brenda. Deri në vitin 2019 ishte një nga vendet e zhvilluara me rritjen më të lartë ekonomike (6,1% ne vitin e kaluar), ndërsa sot rritja ekonomike e saj për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2020 vlerësohet jo më shumë se 2,1% (në vlerë nominale).
Të ndodhur përpara rrethanave të paparashikuara Kinezët janë të ndërgjegjshëm se mbijetesa e tyre politiko-ekonomike varet tërësisht nga mardhëniet që do të krijojnë me Amerikën dhe Europën, dhe këtë e vërteton më së miri tendenca e tyre për të nënshkruar marrëveshje tregtare me Europën si palë më neutrale në këtë luftë të paduskshme, dhe të qëndruarit në pritje të zhvillimeve të vjeshtës në politikën Amerikane, pasi kjo e tanishmja është shumë kryeneçe dhe hakmarrëse ndaj veprimeve djallëzore të Kinës.
Edhe pse të futur nga halli në këtë telenovelë mediokre, duket se politikat Europiano-amerikane janë shembulli më pozitiv i reagimit dhe ekonomitë që do t’i mbijetojnë sukseshmën krizës.
Pamvarësisht një rënie të ndjeshme të konsumit eurpian dhe atij amerikan në fillimet e pandemisë, statistikat tregojnë që ky indikator po e merr veten nga muaji në muaj me parashikimin qe gjatë tre mujorit të fundit të këtij viti konsumi do të arrijë përsëri balancën e duhur, dhe në të njëjtën kohë ndryshimet strukturore që solli kriza do të krijojnë një treg me standarte më të larta sesa tregjet e azisë.
Kriza politike e Hong Kongut dhe politika hibride gjysëm komuniste dhe gjysëm kapitaliste e Kinës do të kenë efekt domino në vend, duke larguar të gjitha institucionet financiare më të mëdha perëndimore drejt vendeve më të qëndrueshme dhe me më pak rrezik. Shenjat e para të tharjes së tregut financiar kinez, i cili është edhe arsyeja kryesore e zhvillimit të Kinës gjatë dekadave të fundit, sapo janë dhënë me ragimin e dy prej gjigandëve financiar- bankës HSBC dhe City Bank.
Një tjetër faktor që do të ndikojë në rrënimin e Kinës është mungesa e parashikuar e eksporteve. Dihet që Kina nuk konsumon as 35% të asaj që prodhon pavarësisht që ka një popullsi mbi 1,3 miliardë banor. Kurse Amerika dhe Gjermania nga ana tjetër konsumojnë në tregun e brendshëm përkatësisht 71% dhe 51% të PBB-së, me një tendencë të ndjekjes së politikave për ta rritur konsumin e brendshëm të prodhimeve vendase.
Franca ka lançuar programin „”Mbështetja në vetvete“ i cili synon që nëpërmjet investimit prej 100 miliard euro në tregun e brendshëm të nxit kërkesën. Brenda për brenda Europës eksportuesi më i madh mbetet Gjermania, dhe si rrjedhojë edhe barra që ajo mori në mënyrë shumë inteligjente për të përballuar pjesën më të madhe të paketës së rimekëmbjes ekonomike do të kthehet si përfitim në Gjermani.
Por ndërkohë që Gjermania pritet të rrisë eksportet e saj, ajo duhet të tregohet inteligjente që edhe defiçitet tregtare të Francës, Spanjës dhe Italisë të ngushtohen, pasi përkeqësimi i tyre do të krijonte efekt domino edhe në venedet e tjera të unionit.
Nga ana tjetër SHBA mbetet një vend i inteligjencës së lartë artificiale, duke u përgatitur për zhvillime të rëndësishme në fushën ushtarake dhe atë robotike, si dhe duke ndjekur politika ekspansioniste monetare për të nxitur si kërkesën ashtu edhe moralin e konsumatorit.
Si përfundim, duket se në fund të kësaj lufte nervash të krijuara nga Kina do të jetë vet Kina ajo që do të pësojë vdekje të një pjese të konsiderueshme të neuroneve të trurit ekonomik dhe financiar të vetin.
/AK1 Report/