Letra vajzës pjesa 2 (përktheu nga turqishtja E.M)

Vajza ime e dashur, Mbaji fort ëndrrat e tua. Të tjerët dalin me pyetjet e tyre, jo sepse janë të këqij, por sepse nuk mund të besojnë kurrë në ëndrrat e tua aq sa ti.

“Por, si do ta bësh?” Është aq e lehtë sa thua? ” A je serioz? ” A e kupton atë që po përpiqesh të bësh? Ti përpiqesh t’i bindësh ata duke u përgjigjur. Ata shikojnë larg syve të ëndrrave dhe ti fillon të dyshosh vetë, besimi yt, fuqia jote zvogëlohet. Ti fillon të besosh se nuk do të ndodhë.

Ëndrra është diçka e tillë, bijë , që ti nuk mund ta ndalosh atë të të shfaqet para syve . Duke thënë “A mund ta bëj këtë? apo duke përsëritur ”E pamundur,ti sado të përpiqesh ta shpërndash, por gjithnjë të vjen para syve.Në mëngjes duke u bërë gati, në çdo moment që do të dremisësh pak, ajo të vjen, në çdo kohë të ditës, qëndron aty, para syve të tu , si një foto virtual e imagjinatës tënde, që sapo ta prekësh bëhet reale.

Është ëndrra e vërtetë që të ngroh, të jep një paqe të çuditshme mendore ,ekzaltim dhe do të të bëjë të lumtur. Është si fustani që sheh dhe provon në vitrinë, nuk je e sigurt nëse është i duhiri për ty, por kalon dhe shikon, dhe në momentin që e vendosni do ta kuptoni me gëzim. çfarë është e drejtë për ty, çfarë është e mirë, çfarë të shkon me të vërtetë Mund të duhet kohë për të arritur ëndrrat e mëdha. Por varet nga ti të jesh e durueshme dhe të kënaqesh me atë që po kalon. Mos harro se ke mbjell fara me mendimet e tua, dhe do të vijë koha kur filizat do të çelin , do të rriten e do të fillojnë të japin fruta për ty. Mund të ketë raste kur ti thua, “Unë kam aq shumë ëndrra, nuk di si t’i bëj të gjitha”.

Ulu, shkruaji ëndrrat. Atëherë e kupton se cila është një kërkesë e përkohshme dhe cila është një dëshirë e vërtetë. Shiko si ndihesh kur shkruan. Është ëndrra e vërtetë që të ngroh, të jep një paqe të çuditshme mendore ,ekzaltim dhe do të të bëjë të lumtur. Ato që ngjallin ambicie dhe dëshirë janë thjesht lumturi e çastit, e përditshme. Një përfitim tjetër i shkrimit të ëndrrave të tua është se kjo eliminon nevojën për të folur rreth tyre. Mund të flasësh, por me veten tënde. Ndërsa shkruan,ti largon pengesat përpara vetes. Jepi vetes forcë.Ti duhet të besosh gjithnjë e më shumë që mundesh, ti vërtet mundesh.

Po bijë! Ëndrrat jote, besimi jot, përpjekja e tua, shpresa jote se ti do t’i bësh ato të ndodhin. Gjithmonë është përpjekja dhe shpresa që i bën njerëzit të gjallë. Nuk ka asgjë më të mirë se përpjekja e një njeriu. Duhet ta përsëris. Të tjerët mund të të dëmtojnë pa dashje dhe pa e kuptuar, jo sepse ata janë armiq për ty, por sepse nuk mund t’i ndiejnë kurrë ëndrrat tuaja si ti. Ndonjëherë dikush që vë pengesën më të madhe para teje mund të jetë dikush që të do shumë. Të lutem mbaj mend gjithmonë.

Bëhet fjalë për kufijtë në mendjen e dikujt tjetër, jo për kufijtë e tu. Jeta e secilit është kufiri që ai i vendos vetvetes.

Zgjati kufijtë e tu sa më shumë që të kesh mundësi, vendosi përpjekjet e tua në ëndrrat e tua dhe besoji jetës tënde. Pjesa tjetër vjen vetë. vijon Letra 3 …