CORONAVIRUSI – NJE MJET I KINES PER RREGULLA TE REJA EKONOMIKO-POLITIKE

Shekulli i njëzetë ishte padyshim shekulli i amerikanëve, ndërsa a do të jetë apo jo shekulli i njëzetëenjëjtë shekulli i kinezëve dhe çfarë na pret në këtë njëqindvjeçar ne evropianëve mbetet ende për tu parë.

Ndërkohë që pjesa tjetër e botës vazhdoi të vuante pasojat e të ashtu quajturës krizë financiare të vitit 2008, Kina qysh prej vitit 1970 ka përjetuar rritje ekonomike që nuk ka rënë nën nivelin e 9% në vit, duke u kthyer në partnerin kryesor të tregtisë së Amerikës dhe eksportuesi kryesor i mallrave dhe shërbimeve në këtë të fundit. Por historia nuk përfundon këtu, qysh prej vitit 2008 Kina ka shënuar balancë tregtare positive prej 266,3 Miliard dollar amerikanë (viti 2008) , duke mos njohur rënie në vazhdim.

Shumë studime, konferenca dhe takime akademike janë mbajtur përgjatë dy dekadave të fundit ,të cilat kanë vënë theksin se Kina e cila ka arritur të jetë zotëruesja më e madhe e borxhit amerikan duke tejkaluar kështu edhe Japoninë dhe Arabinë Sauditë të marra së bashku, do të kthehet shumë shpejt në ekonominë më të fuqishme botërore, në oksigjenin e zhvillimit ekonomik të botës së re.

Sa objektive kanë qenë këto përfundime të akademikëve botërorë më mendje ndritur dhe të profesionistëve elitarë të financave është çështje këndvështrimi dhe analize perceptuale, por kjo nuk e ka ndaluar Kinën që të ëndërrojë fronin e zhvillimit dhe drejtimit ekonomik të botës, dhe as nuk i ka ndaluar shërbimet inteligjente kineze të bëjnë çdo gjë për ta siguruar këtë fron. E parë në këtë këndvështrim, i cili në opinionin tone është një këndvështrim objektiv, virusi ‘Coronavirus’ është pjellë e përpjekjeve investuese të një aparati të tërë shtetëror kinez për të siguruar fronin e liderit botëror, pa e kuptuar se bota ka aktorë të tjerë dhe forca të tjera vektoriale të cilat në shumatoren e tyre japin një rezultatnte forcash të mjaftueshme për ta luftuar këtë filozofi kineze.

Coronavirusi nuk është një epidemi shëndetësore, nuk është një çështje me të cilën duhet të merret OBSH, është një virus politiko-ekonomik i plasuar me vetëdije nga Kina, në mënyrën e vet kinezçe, një mënyrë të cilën as Europa dhe as Amerika nuk janë në gjendje t’a kuptojnë plotësisht, prandaj dhe heshtin. Amerika hesht se po përpiqet të gjejë zgjidhje, ndërsa Europa hesht sepse është duke vëzhguar hapat e mëtejshme të Kinës; edhe pse janë shumë më tepër të informuar se fuqitë e tjera botërore ata heshtin në pritje të qetësimit të situataës dhe në heshtje të përgatiten për ndryshime të mëdha dhe kundërveprim ndaj reagimeve kineze për një ndryshim të rendit të ri botëror. Por përse hesht Rusia? Duket se Rusia hesht sepse në heshtje po mundohet të sigurojë vendin e vet në politikat e reja kineze të programuara në qendrat e inteligjencës së kësaj të fundit.

Përse arriti Kina në pikën e krijimit të një virusi kaq të rrezikshëm, një virus që siç e thamë është politiko-ekonomik më shumë se shëndetësor dhe çfarë synon të arrijë me të?Përse deri më sot nuk është zhvilluar as edhe një takim apo përpjekje politike publike ndërmjet aktorëve të tjerë për të analizuar apo ndaluar komplotin kinez? Përse askush nuk deklarohet që ky rrezik është prodhim Made in China?

Coronavirusi është një prodhim laboratorik i Kinës, i vjedhur në formulë nga Europa dhe fakti nëse Kina do të arrijë suksesin e kërkuar me këtë armë të re ekonomiko-politike apo do të dështojë mbetet për t’u parë pasi është çështje e manaxhimit që ajo do t’i bejë shitjes së këtij produkti te qytetarët e vet, te fqinjët e tjerë aziatikë por edhe qytetarët amerikanë dhe evropianë.

Nga ana tjetër as Amerika, as Rusia dhe as Evropa nuk po flejnë gjumë, madje po përpiqen, të ndihmuara nga India ,të sigurojnë dështimin e politikës virale kineze.
Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë në kontakt të vazhdueshëm nëpërmjet kanaleve të sigurta të komunikimit diplomatik dhe janë duke vëzhguar nëse do të ketë një vlerësim të ri të Kinës mbi këtë situatë dhe mbi të gjitha një vlerësim të ri të saj në kontekstin e sjelljes ekonomike mbi prodhimin dhe përdorimin e risive teknologjike dhe shpikjeve të inovatorëve evropianë dhe amerikanë duke mos paguar asnjë qindarkë?

Vjedhja apo edhe marrja e formulës së këtij virusi nga Hollanda dhe prodhimi i tij nga laboratorët e specializuar ushtarak kinezë është një vendim kryekëput politik dhe shanset që të dalë jashtë kontrollit pa dëshirën ë regjizorëve të kësaj situate nuk ekzistojnë. Është një veprim politik i aparatit shtetëror kinez për arsye dhe motive tërësisht ekonomike. Kina ka qenë deri para pak vitesh prodhuesi më i madh i mallrave të konsumit botëror për shkak të krahut të lirë të punës, një pozicion që ka filluar të lëvizë pak e nga pak drejt vendeve të tjera aziatike lëkurë verdhe, por nuk është konsumatori më i madh, dhe këtu është parë e arsyeshme të ndërhyjë shteti duke u munduar ta kthejë ekonominë kineze në ekonomi vet-sufiçente me rritje të konsumit të brendshëm dhe jo të varur nga eksportet.

Prandaj ky virus është një mjet i politikave fiskale (nëse do ta përkthejmë në termat ekonomik) qëllimi i të cilit është:

  • Të rikthejë konsumin si faktorin kryesor të rritjes ekonomike të Kinës.
  • Të ulë varësinë e të ardhurave të buxhetit nga eksoprtet dhe t’i kanalizojë drejt konsumit.
  • Të rrisë forcën diktatoriale në vend duke zvogëluar tendencat e kthimit të shtetit në një demokraci liberale.
  • Eleminimi e kontrollit të teknologjisë prodhuese nga patentuesit evropianë dhe amerikanë dhe vendosjen nën kontrollin kinez.
  • Ndryshim i kontrollit të standarteve nga kompanitë multinacionale perëndimore.
  • Fuqizimi i Kinës në sferën e Fuqive Botërore duke krijuar siguri në politikat e jashtme.
  • Hartimi dhe zbatimi i politikave të reja të kontrollit të popullsisë deri në momentin kur Rusia të jetë në gjendje të eleminojë problemet e shumta të brendshme të cilat transmetohen dhe në ekonominë e fqinjit të saj kinez.
  • Rritja e tregtisë së brendshme kineze pa ndëryrjen e ekonomive perëndimore.

Për më tepër, pretendimet e Bankës Qëndrore të Kinës për prodhimin e një monedhe të re e cila do të shërbejë si valutë rezervash i kanë tronditur së tëprmi amerikanët, pasi evropianët dhe rusët në sjelljen e parë ishin mbështetës së kësaj iniciative.
Është e frikshme heshtja e Kinës mbi këtë epidemi, dhe është akoma edhe më i frikshëm pretendimi i saj se e ka situatën nën kontroll, që ndoshta në emër të përfitimeve të veta e kanë deri në krijimin e një rendi të ri botëror, por në kurriz të vuajtjeve që do të i shkaktojnë pjesës tjetër të botës.

Kjo lojë me njerëzit është pjellë e udhëheqjes kineze, është një lojë të cilës i kanë paraprirë takimet e mëhershme ndërmjet Brazilit, Rusisë dhe Indisë, është një katrahurë, pasojat e së cilës do t‘i vuajmë ne njerëzit e thjeshtë të ngecur në rrjetën e merimangës se kush do e kontrollojë sëmundjen e shpikur nga Kina, pasoja të cilat në muajt që vijnë mund të jenë të papërballueshme.

Në heshtje të gjithë po luajnë, duke u munduar ta mbajnë sa më gjatë A-sin në mëngë, por duket se Kina ka përparësi pasi edhe përpjekjet e saj fiktive për të arritur marrëveshje tregtare më herët me amerikanët dhe evropianët nuk kanë qenë gjë tjetër veçse pjesë e skenarit dhe veprim i kontrolluar për të fituar kohë.

Kjo lojë aspak e drejtë e Kinës për të krijuar katrahurë me qëllimin e vetëm të kryesimit të Rendit të Ri Botëror, e kthen atë në shkaktarin kryesor potencial të një Lufte të III Botërore, me armë të reja, synime të vjetra, risqe të larta dhe pasoja pothuaj apokaliptike që askush nuk i imagjinon, as ata që i programojnë prej kohësh lëvizjet strategjike.

A do të jetë ky një sulm frytdhënës apo një bumerang për Kinën?

Për çfarë lufton pjesa tjetër e botës?

/Europaneu-s/

admin

Read Previous

Instituti gjerman beson se vaksinimet e para kundër COVID-19 do të fillojnë në vitin 2021

Read Next

ARTIZANATI DJE DHE SOT

Leave a Reply