Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Vajza ime e dashur,
Disa gra bëjnë një përpjekje të veçantë që të mos ngjasojnë me “një grua klasike “. Ato adoptojnë parimet e kundërta për të mos u përkufizuar si “ajo që gatuan dhe kujdeset për fëmijët”, “të duhet të kalosh jetën vetëm me një burrë” dhe “nuk kanë aftësitë për të kryer çdo punë”.
Ato pëlqejnë të përsërisin shprehjen “Unë nuk mund të gatuaj ndonjë ushqim të mirë”. Ose “nuk më pëlqen aspak të gatuaj”. “Mua më pëlqen të ha, jo të gatuaj” janë fjalët burrërore që dëgjon më shumë prej tyre.”Gatimi nuk është gjë tjetër veç humbje kohe ”.
Unë të sugjeroj të mos përdorësh këto fjalë për t’u diferencuar nga gratë e tjera. Sepse gatimi është, mbi të gjitha, vetë-ushqyerja e një personi. Të hedhësh poshtë këtë veprim krejtësisht është të refuzosh të ushqesh veten, ta privosh vullnetarisht nga kjo aftësi. Nëse bëhet fjalë për gatimin, bëje, gatuaj dhe ha atë që bën. Kjo është një mënyrë për të qenë mirënjohës ndaj ushqimit dhe asaj që ke bërë me duart e tua. Kjo e rrit mirënjohjen.
Lëri mënjanë gratë që nuk janë nëna për shkak të hezitimeve të tyre për lindjen e fëmijëve dhe kushtet e rritjes. Mos i dëgjo ato që nuk lënë rast pa shprehur se nuk i pëlqejnë aspak fëmijët ,nuk do ta përdorin trupin e tyre për të lindur, ka ende gjëra më argëtuese për të bërë në jetë. Nëse e ndjen se je gati dhe e aftë për të patur një fëmijë, linde.Nëse nuk e ndjen akoma, prit momentin e duhur. Refuzimi për të lindur fëmijë vetëm për të dalë nga përcaktimi i gruas klasike është si të refuzosh natyrën e trupit tënd, aftësitë e tua bio-fiziologjike. Një trup i refuzuar sëmuret, mos e harro.
Të jesh në “kërkim të një burri për të kaluar natën” është një reflex i huazuar nga “burrat që kërkojnë një grua për të kaluar natën”.Nëse e gjen veten në një pikë ku kërkon vazhdimisht të eksperimentosh lidhej të reja, ndalo pak. Pyet veten . Pse po e bëj këtë? Trupi nuk është i pavarur nga emocionet. Ndryshimi i partnerëve vazhdimisht i than njerëzit emocionalisht. Të gjithë duhet të jenë të dashuruar dhe të dëshiruar aq sa të bëjnë dashuri. Mos e përbuz trupin tënd vetëm sepse do të veprosh si burra që bien pre e impulsit marrëzor të spermës. Mos e përbuz trupin tënd në pikën që të provosh diçka të re pa e dashur realisht atë, apo pa ndjerë asnjë shtysë emocionale.
Përdorimi i disa shprehjeve tipike të burrave që etiketojnë me përbuzje të qënit grua si: “Nuk parkon dot makinën, grua është?”, “Aaa… Drejtori i Përgjithshëm qenka grua? E sigurt që nuk ka burrë ose familje.”. Mos u bëj një grua cinike, diskriminuese që bashkohet me burrat që pranojnë dallime fizike dhe biologjike si paaftësi specifike për gratë. Një grua që nënvlerëson gratë e tjera , duke besuar se vetë është ndryshe apo qëndron më lart se ato, nënvlerëson veten të parën. Një grua me cinizëm të tillë mënjanohet nga të gjithë, veçanërisht nga burrat.
Një luaneshë nuk hungërin. Nuk ka as krifë. Krifa e pengon në gjueti, ndërsa hungërima i zbulon të vegjëlit. Ajo nuk del jashtë natyrës së saj, ndryshe do të rrezikonte veten dhe specien. Ti pse duhet ta bësh?
Bëhu çfarëdo që të ndjesh, kushdo që të duash.Nëse do të gatuash, futu në kuzhinë, nëse të pëlqejnë fëmijët dhe të qënit nënë, lind fëmijën tënd. Mos vepro me inat në lidhjet dashurore,mos e përdor trupin tënd për të dënuar një paragjykim. Bërja e disa gjërave më pak se burrat nuk të bën të paaftë; kjo vjen ose si fenomen i natyrës tënde , ose tregon se ke mundësi të përmirësosh veten. Nuk mund të përmirësohesh duke refuzuar veten. Ka një arsye përse jemi të ndryshëm, gjenetikisht, fiziologjikisht, emocionalisht.
Kjo ndodh që të plotësohemi , jo të luftohemi , aq më pak të luftojmë veten.
Letra vajzës. (përktheu nga turqishtja E.M)