Konflikti Perëndim-Lindje, Krimea dhe rreziku i një Lufte të Tretë Botërore! Pjesa I
Përballja me krizën globale 2020 (Kriza Corona) nënkupton bërballjen e gjeneratës sonë me ndryshim të mendimit, ndryshim të kuptimit të ekonomive rajonale dhe globale, ndryshim të kuptimit të shëndetësisë, të qasjes kundrejt gjithçkaje që ka të bëjë me shëndetin, dhe sidomos ndryshim të kuptimit të mendimit politik, qasjen ndaj politikës dhe kulturave të ndryshme në botë.
Corona Virusi duket se do të ndryshojë një herë e mirë konceptin tonë mbi botën dhe qasjen tonë përkundrejt filozoive politike e ekonomike rreth e rreth botës.
Një provë e madhe e njerëzimit do të jetë në ditët në vazhdim, kur do të detyrohemi ose t‘iu besojmë të dhënave shkencore që na shërbehen ose teorive të komplotit të përpunuara me mjeshtri nga qendrat politike me qëllim marrjen e pushtetit (por pa përjashtuar këtu edhe qëndrat fetare të të gjitha natyrave e kategorive). Një zgjedhje në sprovën që na pret do të shënojë nënshkrimin nga vet ne të heqjes së lirisë dhe të të drejtave themelore jo vetëm për gjeneratën tonë, por mbi të gjitha për fëmijët tanë.
A do të bëjmë ne zgjedhjen e duhur apo jo , është çështje e kohës dhe e inteligjencës së masës, por a do të ndryshojë përfundimisht koncepti ynë mbi botën, njeriun, kulturën, të dobishmen dhe mardhënien ndërshoqërore, mund të themi me siguri PO.
Komunikimi i ndërthurur dhe bashkëveprimi virtual e fizik ndërmjet mjekëve dhe politikanëve gjithandej nëpër botë mund të jetë rast unik i përmirësimit të mardhënieve dhe mendimit pozitiv. Silidarizimi i një mjeku nga Irani me kolegë të tij në SHBA apo Gjermani përbën një mundësi të veçantë për hedhjen e themeleve të krijimit të miqësive dhe partneriteteve jashtë kornizës së mardhënieve diplomatike, të cilat në mënyrë të natyrshme do të shtriheshin edhe në kuadrin diplomatik, pasi ku ka shkëmbime kapitali ka edhe mardhënie të shëndosha shoqëroro-politike të bazuara në besim.
Përvojat e dërgimit të stafit mjeksor nga rajonet më pak të prekura drejt atyre më të prekura merr një kuptim të ri shumë dimensional, dhe në veçanti sjell njohje dhe kuptim të ri mbi rrezikun që i kanoset njerëzimit nga zhvillimet dhe eksperimentet e pakontrolluara në laboratorët e dyshimtë biologjik apo tekno-biologjik, laboratorë të cilët kanë tendenca jo shkencore (sidomos labratorët e krijimit të armëve biologjike). Ky virus na solli mundësinë që nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencës dhe prekjes empirike të pasojave të mundshme të armëve të tilla të bëhemi bashkë dhe njëzëri të kërkojmë mbylljen e laboratorëve jo-shkencorë pavarësisht se cilit shtet i përkasin.
Natyra humane është egoiste dhe në këto momente një cilësi e tillë në karakter është positive , pasi do ta shtyjë atë që në emër të së mirës individuale , e cila nuk do të mund të ekzistojë pa të mirën e përgjithshme të masës, të solidarizohet në vend që të përçahet dhe me siguri nëpërmjet solidarizimit do të jetë në gjendje të refuzojë dhe të parandalojë një katastrofë tashmë të programuar dhe lançuar nga fuqi që deri më sot Bota nuk i ka njohur.
Kur kriza Corona goditi BE-në, ajo në fillim tentoi të organizohej në përballjen e krizës, por me keqardhje sot konstatojmë se BE dështoi në mundësinë e marrjes së një vendimi unanim mbi mënyrën dhe mjetet e duhura për këtë luftë, duke dështuar në rolin e saj si kujdestar dhe roje e jetës së qytetarëve të këtij bashkimi.
Në të njëjtën kohë kur Gjermania kërkonte bashkërendim të veprimeve brenda BE-së, Polonia mori një valë masash ndalimi të kamionëve të BE duke krijuar një radhë prej 45 km në doganë, një veprim i cili dëshmonë hapur se Polonia nuk ndihet anëtare e BE-së. Por duhet pranuar që as Austria nuk u soll aspak më mirë duke mbyllur kufijtë e vet me vendet e BE-se, për t’u pasuar nga Franca e udhëhequr nga frika e zgjedhjeve mori masa tejet shtërnguese, masa të cilat anashkalojnë apo shkelin çdo vendim dhe plan të nënshkruar ndërmjet anëtarëve të BE-së.
Gjermania, e cila historikisht ka treguar disiplinë dhe për sa kohë BE ka ekzistuar ka treguar edhe tepër humanizëm, mbeti e vetme në këtë luftë virtuale, por edhe e vetme ka paraqitur para vetes dhe Evropianëve programin e daljes nga kriza, një krizë të cilën e kemi theksuar shpesh si krizën më të madhe politike që ka kapluar Botën. Gjermanët kanë marrë masa jo vetëm për qytetarët e tyre, por edhe për Unionin në tërësi, duke i kërkuar BQE një kredi Europiane e cila do të jetë e gatshme të përdoret sipas nevojave të secilit shtet në luftën kundër këtij virusi politik.
- Megjithatë, duhet nënvizuar se në këtë situatë dhe me reagimet e ardhura nga shtetet anëtare të Unionit, Polonia e pakënaqur, Austria e çoroditur dhe Franca e frikësuar në palcë, vendet që i rezistuan deri në një farë mase presionit psikologjik do të dizenjojnë dhe konfigurojnë rregulla dhe ndoshta edhe kufij të rinj për Unionin më mbarimin e kësaj krize, sepse është e qartë se BE, që kemi njohur dhe ashtu siç e kemi njohur deri më sot, ka dështuar së ekzistuari.
Injorimi i kerkesavë të Gjermanisë për realizimin e marrëveshjeve të reja të udhëtimit të qytetarëve në vend të bllokimit total të tyre është padrejtësia më e madhe që po i bëhet dijes njerëzore dhe të ardhmes tonë në përgjithësi.
Injorimi dhe kundërshtimi i kërkesës së Gjermanisë për mosshkëputjen e zinxhirëve të prodhimit, më pak fjalë lënia në fuqi pa kompromis e të gjitha marrëveshjeve dhe politikave të nënshkruara deri më sot për sa i përket prodhimit dhe ekonomisë, është mëkati më i madh që politika po i bën njerëzimit dhe të ardhmes së tij.
Në syrin e një analisti kërkesat Gjermane janë të drejta, të natyrshme dhe mbi të gjitha në të mirë të njerëzimit. Ajo nuk kërkon asgjë më shumë se sa një informim të saktë dhe të pamanipuluar nga shtetet e prekura nga ky virus, dhe sidomos kërkon me insistim që Kina të ndalojë spekulimet me këtë pandemi dhe t’i kallëzojë Botës të vërtetën e epidemisë kineze, në mënyrë që të fillojë trajtimi i të mundshmes deri sa Fuqitë të kuptojnë se thyerja e rendit ekzistiues politiko-ekonomik është i pamundur pa një marrëveshje. Është iracionale dhe utopike të mendojmë që mund të arrihet një ndryshim pa marrëveshje, prandaj në këtë frymë , në vend të izolimit politik duhet të aplikojmë lirinë e kufizuar në mënyrë që të mos i nënshtrohemi shkatërrimit të masës dhe sistemit shoqëror.
Nuk është mendim subjektiv kur themi që fajin e kanë Amerikanët, Rusët, Kinezët dhe Indianët, sepse janë pikërisht këto Fuqi që kanë shkatërruar besimin ndërmjet sistemeve të tyre, qoftë politike, qoftë shoqërore, dhe rrjedhimisht kanë shkatërruar besimin edhe ndërmjet ne qytetarëve të shteteve të tjera. Bota dhe globalizimi kanë sukses vetëm atëherë kur qytetarët e Botës besojnë te njëri-tjetri dhe nuk e shohin njëri-tjetrin me armiqësi thjesht mbi parimin e të qënit Kinez apo Evropian!!!
Edhe në këto momente vendimtare të një ndryshimi rendi dhe botë këto fuqi rrijnë e kalkulojnë si dhe sa duhet të ilozohet më tej njerëzimi, duke rritur kështu tensionet ndërmjet kombeve të ciat padyshim do të përshkallëzohen deri në atë pikë sa të jemi në prag të një lufte të re, rezultatet dhe dëmet e të cilës janë të pallogaritshme.
Prandaj na takon ne njerëzve të thjeshtë të besojmë në shkencë dhe në zbulimet e saj, sepse vetëm shkenca mund të na çojë përpara, dhe në asnjë mënyrë të mos biem pre e liderëve dhe qeverive të frigura që policinë e shohin si mundësi dhe asgjë më shumë. Na takon ne njerëzve të shkencës të kuptojmë dhe transmetojmë më tej dijen se asnjë fe, cialdo qoftë ajo; nuk ka lidhje me të ardhmen, përkundrazi secila prej tyre reagon dhe vepron në bazë të standarteve tashmë të njohura në emër të mbrojtjes së interesave të tyre apo të regjimeve që ato u përkasin.
Pra në këtë situatë duhet t’ia ndalojmë vetes të hyjmë në depresion, të panikohemi dhe të mendojmë se botës i ka ardhur fundi, sepse përkundrazi ky virus politik mund të jetë pikënisja e një bote shumë më të mirë dhe të begatë sesa ajo në të cilën kemi jetuar deri në fillim vitin e 2020. Që një gjë e tillë të ndodhë duhet të jemi të gatshëm të ngrihemi kundër establishmenteve të mundshme, provave laboratorike të çmendura dhe padyshim të kërkojmë që qeveritë të marrin rolin që u takon, atë të të shërbyerit në interes të popullit të vet.
/Europa Neu-s/